• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Liberalizimi i tregut të energjisë, MEI dialog me Dhomat e Tregtisë

by A R
08/06/2016 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi sot një tryezë me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit, ku u diskutua mbi liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Të pranishëm ishin përfaqësues nga Enti Rregullator, OSHEE, KESH, OST, Konfindustria, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Dhoma Britanike e Tregtisë, Dhoma Turke e Tregtisë dhe Shoqata e Tregtarëve të Energjisë.

Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri deklaroi se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i ka planifikuar investimet për të mbështetur procesin e liberalizimit. “Edhe Banka Botërore ka qenë mbështetëse në këtë drejtim dhe dua ta falenderoj sepse edhe ky aktivitet është nën kujdesin dhe nën mbështetjen e tyre”, u shpreh Gjiknuri.

Ai tha se synimi i qeverisë është krijimi i një tregu të brendshëm të energjisë dhe më pas edhe një treg bilateral përfshirë Kosovën e më gjërë. Perspektiva është ajo e krijimit të një burse shqiptare të energjisë dhe më tej bashkëpunimi me vendet fqinje. “Jemi duke punuar për kryerjen e përgatitjeve dhe heqjen e të gjitha barrierave duke i dhënë vendit mundësinë që të konkurojë lirisht në një treg të liberalizuar, duke shfrytëzuar avantazhin e burimeve hidrike me kosto të ulët”, nënvizoi ai.

Ministri sqaroi se në qendër të reformës së liberalizimit është dhe liberalizimi i tregut me pakicë drejt zbatimit të reformës më tej edhe në Operatorin e Shpërndarjes. “Në kushtet e sistemit tonë energjitik, kjo hapje e tregut po bëhet e shkallëzuar, për arsye se për realizimin e tij duhet një sistem elektroenergjitik me karakteristika tekniko-ekonomike të krahasueshme me sistemet e lidhura me ta. Ky proces do mbështetet gjithashtu me investime në Rrjetin e Shpërndarjes me vlerë rreth 100 milione euro dhe me një infrastrukturë moderne të matjes”, tha.Gjiknuri.

Sipas tij, liberalizimi nuk është qëllim në vetvete. “Prioriteti yne kryesor në këto vite dhe qe vazhdon që të jetë është rimëkëmbja e sektorit elektroenergjetik. Ishim në një vdekje klinike, nga vdekja klinike trupi është ringjallur, në një farë mënyre po fiton shëndetin e nevojshëm. Por, akoma nuk është gati për garë, për sprint, siç janë bërë të tjerët. Kjo do të dojë një fazë të caktuar dhe pikërisht të gjithë ne pjesë të sistemit, duhet të marrim kostot e nevojshme por njëkohësisht të paguajnë kontributin e nevojshëm dhe këtu duhet një bashkëpunim”, theksoi Gjiknuri.

Ministri tha se liberalizimi sjell një përfitim të dyfishtë. “Mirëadministrimi, investimet në rrjet, rritja e sigurisë së furnizimit patjetër do të ulë koston e aksesit. Dhe nesër çdo luhatje të çmimit në tregun ndërkombëtar të energjisë patjetër nuk e dëmton konsumatorin për shkak të tarifave të aksesit më të pranueshme, pasi janë kryer edhe këto investime”, tha Gjiknuri.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha se ka qenë pjesë e konsultës për ligjin e ri të energjisë dhe liberalizimin. “Krahas vlerësimit që kam për Ministrinë e Energjisë si në uljen e humbjeve, si në reformën që u bë në energji, gjithashtu investimet që po bëhen është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kihet parasysh të paktën obligimi që ka ndaj konsumatorit, ndaj sipërmarrjes. Lidhur me sistemin dhe aksesin është jashtëzakonisht e rëndësishme që ministria dhe operatori që do të bëjë mundësimin e vënies në dispozicion të rrjetit të kihen parasysh çmimet që do ti ofrohen operatorëve gjenerues të energjisë. Nga ana tjetër është e rëndësishme cilësia e ofrimit”, u shpreh Jaka.

Përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Lorenc Gjoni, tha se mbështet kërkesën për një treg sa më transparent dhe për një bursë që funksionon mirë. “Më vjen mirë që e dëgjoj që u vu theksi tek cilësia e shërbimit do të vazhdojë, të shpresojmë që këto shqetësime së mëparshme të adresohen në të njëjtën kohë, ndërsa bëhen investime në përmirësimin e rrjetit. U vlerësoj për përfshirjen e grupeve të interesit në ndryshime dhe kërkoj që të jemi sa më të përfshirë”, nënvizoi Gjoni.

Përfaqësuesi i Shoqatës Shqiptare të Furnizuesve të Energjisë Elektrike, Sokol Spahiu, theksoi se do të dëshironte që liberalizimi të përfshinte edhe sektorin e shitjes me shumicë. “Ne i shohim si dy procese të ndërthurura, liberalizimin e shitjes me pakicë dhe liberalizimin e së shitjes me pakicë. kërkesa parë ndaj qeverisë është që të procedojë sa më shpejt me liberalizimin e mëtejshëm të tregut të shumicës së energjisë elektrike në mënyrë që të kemi balancimin e plotë ndërmjet tregut të shumicës dhe tregut të pakicës”, u shpreh ai.

Të dhëna teknike:

Ligji i ri i sektorit të energjisë elektrike miratuar në prillin e vitit 2015 bazohet mbi Paketën e Tretë Rregullatore që parashikon hapjen e mëtejshme të tregut duke bërë të mundur zhvillimin e një tregu të lirë, konkurues dhe efiçent si dhe duke garantuar një furnizim të qëndrueshëm e me cilësi për konsumatorët. Konkurenca dhe çmimi i tregut bën që pjesëmarrësit të investojnë për të menaxhuar burimet e tyre me cilësi dhe në mënyrë efikase.

Prej Korrikut 2016 parashikohet të dalin në tregun e lirë konsumatorët biznese të lidhura në tensionin 35 kV (82 të tilla). Në Janar 2017 parashikohet të dalin në tregun e parregulluar ata konsumatorë që janë të lidhur në rrjetin 20 kV (968 të tillë). Ndërkaq, në Janarin e vitit 2018 do të bëhet shkëputja edhe e konsumatorëve që janë të lidhur në rrjetin 10 kV dhe 6 kV. Në total, brenda vitit 2018 do duhet të dalin në treg për të siguruar energjinë elektrike sipas përcaktimeve të ligjit 6200 subjekte biznesi.

Shqipëria e ka tanimë një eksperiencë pozitive në procesin e liberalizimit pasi në vitin 2011 u shkëputën 7 konsumatorë të mëdhenj (8.4% e konsumit kombëtar) duke dalë në tregun e liberalizuar në të cilin operojnë dhe sot.

Sipas ligjit, ndryshimi i furnizuesit bëhet me kërkesë të klientit fundor dhe pa kosto shtesë. Furnizuesi aktual është i detyruar të furnizojë klientin deri në përfundimin e procedurës së ndryshimit të furnizuesit. Pasi klienti të nënshkruajë një kontratë me furnizuesin e ri të energjisë, ai do të anulojë të gjitha kontratat me furnizuesin e mëparshëm. Për zbatimin e këtij procesi do të kryhet investimi në sistemin e matjes së energjisë në kohë reale dhe transmetimi i tyre në një platform regjistrimi.

Megjithëse këta klientë do të kenë mundësi për të zgjedhur lirisht furnizuesin e tyre të energjisë, rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes do mbeten të pandryshuar. Furnizuesit regjistrohen tek Operatori i Tregut për pjesëmarrjen në treg dhe nënshkruajnë marrëveshje për detyrimet e ndërsjella. Ndërkaq, lidhet dhe marrëveshje me OSHEE për shërbimet që ky operator bën duke përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e aksesit në rrjet, cilësia e shërbimit dhe mirëmbajtja. (java / r.a)

Next Post

Rama: Ambasadori Hoffmann, largohet si dashamirës i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

May 12, 2026

Dilemat e Perëndimit për Shqipërinë dhe dilemat e Berishës për Perëndimin

May 12, 2026
Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

May 12, 2026
Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

May 12, 2026
“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

May 12, 2026
Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

May 12, 2026
“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

May 12, 2026
“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

May 12, 2026
Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

May 12, 2026
“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In