• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

LGBT/ Nano te Provokacija: Populli i prapambetur se ka më shumë Myslim Murriza sesa gay

by Java News
10/04/2018 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mustafa Nano në emisionin e tij Provokacia në ABCNews, në hyrje të emisionit ka interpretuar një monolog në lidhje me debatin për LGBT. Në monologun e tij Nano, ngacmon të gjithë ata politikanë që janë përfshirë në këtë debat, duke cituar se çfarë kanë thënë ata.

“Ndërkohë, po ju bëj unë me dije lidhur me një zbulim timin. Kam zbuluar se ky komb ka mbetur kështu si është, i prapambetur, i varfër, i shthurur, i pakulturuar, bishti i Europës, ngaqë ka shumë Myslim Murriza e jo ngaqë ka shumë gay. Se gay, në fakt, nuk ka. Numërohen me gishtat e dorës. Dhe është e sigurtë se, nëse punët e vendit do të lihen gjithë kohën në dorë të Myslim Murrizave, do të shkojmë me të vërtetë në të sëmës. Si komb”, shton ndër të tjera analisti Mustafa Nano.

Monologu i plotë

Në diskutimin mbi komunitetin lgbt që ka plasur kohët e fundit e ku janë përfshirë një numër personazhesh publikë, është demonstruar si rrallë në ndonjë rast tjetër prapambetja jonë kulturore. Dhe kjo gjë është treguar jo vetëm me çfarë është thënë, por edhe me sigurinë, me të cilën kanë folur ata që kanë folur. Qëndrimet anti gay, apo urrejtja ndaj gayve, apo përbuzja ndaj këtyre, janë shprehur me krenari, duke poetizuar sojin e shqiptarëve që nuk ka lidhje me bythëqirat e Perëndimit të shthurur e të degjeneruar. Çfarë gallate që është me këta njerëz! Ylli Manjani ka mbledhur bashkë nën kategorinë “pisllëqe” martesat gay, eutanazinë, e legalizimin e drogave, dhe veç ai mund ta dijë se çfarë i lidh këto të trija, dhe se pse secila prej tyre është një pisllëk. Tritan Shehu ka gjetur se si shërohet një gay.

“T’i japim doreza boksi e ta vëmë të luajë futboll sa kohë është i ri!!!”, thotë ai Nuk po bëj shaka. Është me të vërtetë sugjerim i Tritan Shehut. Muhamet Sytari, që është i zhytur kokë e këmbë në shekullin e VII, i quan lidhjet brenda gjinisë si punë të shejtanit. Ndërsa Myslim Murrizi, deputet, shënimin e tij e mbyll me një “mallkim” për ata që, sipas tij, predikojnë përhapjen e homoseksualizmit: Çfarë predikoni për mirë, jua dhëntë Zoti në familjet tuaja! Këtë thotë Murrizi. Dhe mes të tjerash, ai ka zbuluar pse kombi shqiptar ka mbijetuar e pse nuk ka shkuar në të sëmës (këtë shprehje të fundit e kam të huazuar prej tij). “Ka mbijetuar”, thotë ai, “sepse nuk ka lejuar martesat e burrit me burrin e të gruas me gruan”.

Pas kësaj, mbetet të na zbulojë pse vendet skandinave, ku gaytë janë sheshit, jo vetëm kanë mbijetuar, por edhe janë vendet më të begata, më të qeta e më të lumtura të botës, në të cilat çdo shqiptar do shkonte të jetonte me dëshirë të madhe. Ndërkohë, po ju bëj unë me dije lidhur me një zbulim timin. Kam zbuluar se ky komb ka mbetur kështu si është, i prapambetur, i varfër, i shthurur, i pakulturuar, bishti i Europës, ngaqë ka shumë Myslim Murriza e jo ngaqë ka shumë gay. Se gay, në fakt, nuk ka. Numërohen me gishtat e dorës. Dhe është e sigurtë se, nëse punët e vendit do të lihen gjithë kohën në dorë të Myslim Murrizave, do të shkojmë me të vërtetë në të sëmës. Si komb.

 Murrizi, por edhe të tjerë si ai, nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e qytetërimit perëndimor, ku ne duam të shkojmë. Ku edhe ata duan të shkojnë. Të paktën, me fjalë. Dhe thelbi i qytetërimit perëndimor qëndron te një numër vlerash e parimesh, një nga të cilat është që të gjithë njerëzit janë e duhen trajtuar të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja e tyre, pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pavarësisht  nga gjinia e orientimi i tyre seksual, etj, etj.

Në Perëndim nuk ka ndonjë pasion homoseksual më të zhvilluar sesa në Shqipëri. Nuk ka pse të ketë. Nga ana tjetër, në Perëndim nuk është se kanë respekt për gaytë. Vetëm një budalla mund ta mendojë këtë. Jo për gjë, por nuk ka asnjë kuptim të thuash “kam respekt për gaytë”. Të thuash “kam respekt për gaytë” është njësoj si të thuash “kam respekt për ata që e kanë shtëpinë te Fusha e Aviacionit”. Dmth nuk ka kuptim. Në Perëndim kanë respekt për njerëzit, të cilëve u njohin të drejta të barabarta, qofshin këta homoseksualë si Kristi Pinderi, qofshin heteroseksualë si unë, qofshin zombie si Myslim Murrizi.

 

Kaq e vështirë është për ta kuptuar këtë?

Next Post
Rrëfimi i Mirakajt për Tepelenën: Vdiqën 300 fëmijë, gjithsej 700 veta

Rrëfimi i Mirakajt për Tepelenën: Vdiqën 300 fëmijë, gjithsej 700 veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com