• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LGBT kundër Mesila Dodës: Foli si në Këshill Vatikani, jo në parlament

by Aalison Pearse Stevens
08/07/2016 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i deputetes Mesila Doda dje në Kuvend, ku bënte thirrje të mos miratohej ligji që lejon martesën e homoseksualëve, ka sjellë reagimin e përfaqësuesve të këtyre të fundit.

Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, kanë kërkuar nga Doda që të merret me zhvillimet politike, dhe jo me homoseksualët.

“Kemi ndjekur me vëmëndje dhe kënaqësi të veçantë dje fjalimin e deputetes katolike që mbron të drejtat e çamëve, të katolikëve dhe të burrave e grave me namuz, znj. Mesila Doda.

Ne prisnim të dëgjonim nga grupi parlamentar i PDIU, grup tek i cili është katapultuar deputetja e njohur nga shqiptarët për përdorimin e palmave në retorikën politike, se çfarë mendon ky grup parlamentar për korrupsionin në drejtësi, për mënyrën si drejtësia mund të çlirohet nga kapja që i ka bërë politika apo si mund të krijojmë një sistem tek i cili të gjithë qytetarët, katolikë a çamë, të pasur a të varfër, ortodoksë a muslimanë, gej a jo, gra apo burra, të kenë besim në drejtësinë e pavarësinë e sistemit të drejtësisë, e të tjera çështje të kësaj rëndësie madhore.

Mirëpo, znj. Doda nuk na tha asgjë mbi këto. Ajo na tregoi me emra e mbiemra se cili apo cila prej kolegëve të saj i falen Allahut a Krishtit, i rrëfehen priftit a Baba Mondit, njësoj si të ishte jo në sallën e një Kuvendi me përfaqësues të një shteti laik të zgjedhur nga populli, po sikur të ishte përpara përfaqësuesve të ndonjë Koncili të Vatikanit të mbledhur për të diskutuar çështje të frymëzimit hyjnor.

E njëkohësisht nga goja e kësaj deputete dëgjuam lajmin e mirë se reforma në drejtësi do të na lejoka edhe ne qytetarëve gej a lezbike të vendit të martohemi.

Por kemi 48 orë që shfletojmë draft pas drafti e nuk po e gjejmë dot nenin a pikën që flet për martesat. Ne do t’i ishim shumë mirënjohës deputetes katolike të kauzës së çamëve nëse mund të sqaronte shqiptarët se në ç’vend të draftit të reformës në drejtësi flitet për martesat a për Kodin e Familjes?

Deri në pritje të këtij sqarimi i dërgojmë falenderimet tona paraprake znj. Doda për faktin që flet më shumë për LGBT se për çamët, madje flet më shumë për LGBT edhe se vetë ne LGBT-të.

Së fundmi, nuk mund të mos konstatojmë faktin që mes popullsisë çame gjasat janë më të mëdha të ketë gej e lezbike se katolikë (jo ata të konvertuar), por kjo është në fakt bukuria e diversitetit të përfaqësimit. E diversiteti është në thelb pasuri jo detyrimisht mallkim a kërcënim.

Në emër të Aleancës LGBT, Xheni Karaj

Në emër të ProLGBT, Kristi Pinderi”, thuhet në reagimin e tyre.

Next Post

Tirana si Verona, Veliaj: Jeni modeli ynë, bashkëpunim për pastërtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In