• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lezhjani vrau bashkëfshatarin në Itali, trupi i të ndjerit mbërrin sot në qytet

by A M
10/06/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi që shihni në foton e mësipërme është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës. Ai u vra më 31 Maj me thikë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Calcinatello të Breshias.

Mësohet se trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet.

Gega u ndalua nga karabinierët rreth një orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Breshias ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin. Pikërisht njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra.

Megjithatë, ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Petrit Gega nuk ka folur ende për këtë. Ai mësohet se ka kërkuar ekzorcist dhe ka pretenduar se dëgjon zëra.

Pak ditë më parë, mbrojtësja ligjore e 52-vjeçarit tha se “bëhet fjalë për një çështje delikate”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj vrasjeje.

 

Next Post
Përplasi dy vajzat e mitura dhe iku, arrestohet shoferi

Përplasi dy vajzat e mitura dhe iku, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dash Sula flet për zjarrin që “përpiu” pallatin në Tiranë: Kambanë alarmi për ne. Do kontrollohet çdo ndërtim

Dash Sula flet për zjarrin që “përpiu” pallatin në Tiranë: Kambanë alarmi për ne. Do kontrollohet çdo ndërtim

April 16, 2026
Metamorfoza e Beratit: “Tradhëti” apo “plenium”, përtej qyfyreve të tifozëve

Metamorfoza e Beratit: “Tradhëti” apo “plenium”, përtej qyfyreve të tifozëve

April 16, 2026
Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan t’i vinin zjarrin një televizioni që transmeton në gjuhën iraniane

April 16, 2026
Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

April 16, 2026
Irani rihap Hormuzin? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

Irani rihap Hormuzin? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

April 16, 2026
Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

April 16, 2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqje të masës së sigurisë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqje të masës së sigurisë

April 16, 2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, Alimehmeti: Me materialin e ndërtuar janë bërë edhe pallate të tjera

Zjarri në pallatin 12-katësh, Alimehmeti: Me materialin e ndërtuar janë bërë edhe pallate të tjera

April 16, 2026
Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

April 16, 2026
“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve

“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In