Asgjësohen me anë të djegies 7 parcela me 850 bimë të dyshuara Cannabis-Sattiva.
Në zbatim të planit të veprimit mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike , vijon aksioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar .
Me datë 24.06.2016 , në fshatin Kashnjet në zonën e quajtur “Kodra e Gjyshit” dhe “Pylli i Kishës Lalaj” janë evidentuar 7 parcela të kultivuara me 850 bimë të dyshuara Cannabis -Sattiva.
Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m.