• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lezhë/ Rama në fabrikën e përpunimit të ullirit: Produktet shqiptare me standarde!

by Java News
13/02/2019 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej afro një dekade në treg, falë rritjes kapacitetit dhe teknologjisë së prodhimit, realizuar edhe përmes mbështetjes nga AZHBR, fabrika e përpunimit të ullirit dhe fruta-perimeve “Amarilt” në Lezhë arrin të mbulojë deri në 50% të tregut për ullirin e përpunuar në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, ndërsa ka depërtuar edhe në tregje të mëdha europiane, si Gjermani, Itali e Zvicër. Siç rrëfen vetë sipërmarrësi, çelësi i këtij suksesi është cilësia e produktit që ofron, pasi fabrika e tij ka marrë certifikatën ISO, e cila garanton sigurinë dhe standardet më të larta ushqimore për vendet e Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama ka parë nga afër këtë investim, që vitet e fundit ka rritur kapacitetin e prodhimit dhe të eksportit në rreth 700 ton në vit dhe angazhon në zinxhirin e prodhimit direkt ose indirekt rreth 800 vetë.

“Linja e përpunimit të ullirit për tavolinë ka kapacitet rreth 700 ton brenda një viti bujqësor, me rritje kapaciteti 20 ton për 8 orë [përpunim], e certifikuar për vendet e Bashkimit Europian. Ne jemi eksportues në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, ku zotërojmë rreth 40-50% të këtyre tregjeve me produkte të ullirit që zë peshën kryesore specifike të eksportit, por edhe me salca, majonezë, keçap, reçel, produkte pikante bujqësore. Kompania që punojmë ne sot është një kompani gjigande në Shkup, Maqedoni, që shpërndan në këto 3 shtete, e cila më parë ka përpunuar me Turqinë, pastaj me Greqinë, sot punon me “Amarilt” këtu në Lezhë,” shpjegon sipërmarrësi, duke shtuar se vitin e kaluar ka arritur të dyfishojë kapacitetet prodhuese falë futjes së teknologjisë së re me mbështetjen e AHBR-së. “Sivjet e kemi dyfishuar, rreth 500 ton kemi shitur në vendet e Ballkanit. Përmes fondeve të AZHBR-së futëm disa gjëra mjaft të rëndësishme, siç është teknologjia spanjolle, madje edhe grekët e lakmojnë dhe është rritur komplet standardi, njëlloj si në Spanjë. Marr ullirin e Beratit, në Shkodër, në Vaun e Dejës, pjesën më të madhe unë ua kam marrë. 150 fermerë kam me kontratë. Kam 700-800 vetë, po të marrim një mesatare familjeje që punësohen, pra, janë të punësuar direkt, ose indirekt në këtë fabrikë,” nënvizon ai.

Për Kryeministrin Rama, edhe kjo fabrikë është një tjetër shembull kuptimplotë i suksesit që vjen kur garantohet cilësia e produktit, çka reflektohet edhe në zgjerimin e tregjeve. “Në të gjithë këtë volum eksporti që është rritur dhe që ka shkuar jashtë nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit, asnjë kamion me fruta, asnjë kamion me perime, asnjë lloj problemi, të gjitha brenda standardit, se këtu historia është futet në kazan një rast, bëhet nami, “janë me kimikate, janë me helme, janë me këto e janë me ato” edhe çmendet ky milet. Natyrisht që ka raste abuzimi, por produktet tona asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht, nga pikëpamja e standardeve, flas nga ana e garancisë dhe sigurisë ushqimore,” shprehet Kryeministri.

Nga ana tjetër, Kryeministri thekson se një rol të veçantë ka edhe media, e cila nuk duhet të abuzojë me imazhin e biznesit prodhues vendas, pasi në këtë mënyrë dëmton edhe vetë konsumatorin dhe prodhimet shqiptare. “Kur kemi filluar procesin për të kaluar antishpifjen në Parlament, – shprehet Kryeministri, – jam habitur, më shkruanin biznesmenë, “mos u tërhiq, na mbytën, na vënë gjoba dhe thonë, o paguaje, ose do të sulmoj në televizion, do të sulmoj në portal, në gazetë, do të të bëj copë, derisa të paguash”. Mirëpo, të gjitha këto janë stres për njerëzit.”  ​

Next Post
Kur opozita humbet qetësinë dhe Presidenti, dashurinë!

16 shkurti, prova për opozitën, jo qeverinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com