• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lezhë/ Rama batuta me Palokën: Ai do thoshte “thum gabim”!

by Java News
08/11/2018 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Lezhës për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se PS ka nevojë për të rinjtë pasi sjellin energji të reja dhe ide ndryshe në të mirë të shoqërisë.

“PS edhe në këtë qark ka nevojë të ripërtërihet në vazhdimësi, për gjeneratën më të re, ka nevojë të ketë energjinë dhe zemërgjerësinë e të rinjve, pasi në shumë zona vuan nga mbyllja dhe nga një vjetërim për shkak të mbylljes, dhe ne duhet ta çajmë sëbashku këtë formë rrethimi që i bëhet strukturave të Partisë, për të parë përtej mureve dhe që Partia të reflektojë shoqërinë, të rrezatojë vizion e forcë qëllimesh të përbashkëta për të ardhmen.

Sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më vështirë do të kenë të vendosin zgjedhjen e duhur. Dhe ia lë vendin në dorë të pak vetave. Të merresh me politikë s’do të thotë të lesh familjen, të lesh mësimet etj, por të jesh një qytetar që di të vendosë. Sepse politika vendos për çdo gjë.

Bashkëjetesa e deleve me makinat i duket zhvillim, se shiko sa të përparuar jemi . Dikur i kishim delet në pyll, makina s’kishim kurse tani edhe delet edhe makinat i kemi në qytet.

Kryetari i tyre legjendar ka thënë atëherë për ndërtimet pa leje që bëmë mrekullinë e 8 të botës, e kishte fjalën për Bathoren.

Do ishte shumë mirë që shumë gjëra t’i bënim më përpara, por nuk kemi pasur mundësi, dhe do t’i bëjmë tani. Shumë rrugë të cilat duhet t’i bënim tani e kemi mundësinë ta bëjmë. U krijuan mundësitë. Do t’i bëjmë gjërat hap pas hapi.

Duhet të rrisim ekonominë që të rrisim rrogat. Nuk ka qeveri që mos të dojë që rrogat e pensionet të jenë të larta. Pse nuk janë dot? se nuk janë mundësitë. Mundësitë krijohen falë reformave,” tha Rama.

Gjithashtu nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe djemve e vajzave të reja, të cilët merrnin kartën e anëtarësisë nga vetë Rama. Një prej vajzave të cilat kreu i qeverisë thirri kishte mbiemrin Paloka. Kaq mjaftonte që kryeministri të ironizonte me deputetin e PD, Edi Paloka.

Rama: Shihni këtë Palokën tonë, e shihni atë tjetrin. E bëni direkt dallimin

Vajza: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e PS

Rama: Ja shif vetëm kaq, e pastaj futja kot shko voto për ata

Vajza: Jam e nderuar kryeminsitër që po marr kartën nga ju

Rama: Ai do thoshte “thum” (shumë) gabim e ke, thum gabim

Next Post
DETAJET/ Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë, po ecnin në trotuar

DETAJET/ Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë, po ecnin në trotuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In