Policia e Lezhës sekuestroi 15 kilogramë marijuanë dhe shpalli në kërkim një person që dyshohet se e ka kultivuar lëndën narkotike.
Në sajë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia gjeti në një zonë të pyllëzuar në afërsi të një banese në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë, 15 kg marijuanë fshehur në një bidon plastik.
Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës, 40-vjeçarin me inicialet T.L të cilit dyshohet se i përket lënda narkotike.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./a.m.













