Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasit Mark e Albert Kedheli, babë e bir, pasi në shtëpinë e tyre është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe armësh.
Forcat e rendit kanë sekuestruar rreth 17 kg kanabis dhe një armë të tipit kallashnikov.
Sipas burimit, bastisja në banesën e familjes Kedheli është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. Gjatë saj janë gjetur edhe 3 krehëra automatiku të mbushur me fishekë.