• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lezhë/ Manastirliu: Brenda vitit investojmë 4.5 milion euro për pajisjen e spitaleve me aparatura bio-mjekësore

by Java News
27/03/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manastirliu viziton shërbimet e urgjencave në spitalin bashkiak të Kurbinit dhe spitalin rajonal të Lezhës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu vizitoi ambientet e rehabilituara të urgjencës së spitalit bashkiak të Laçit dhe urgjencën e riorganizuar të spitalit rajonal të Lezhës.

“Fuqizimi i shërbimit spitalor është prioritet i yni për të ofruar shërbimin shëndetësor me cilësi sa më afër vendbanimit të qytetarëve.
Me kënaqësi shoh këtë spital të vogël por model për spitalet bashkiake. Ambientet e urgjencës janë rikonstruktuar tërësisht dhe urgjenca është pajisur me defribilatorë, monitorë, elektro-kardiogramë, pajisje për fuqizimin e laboratorit, pra të gjithë aparaturat e nevojshme për një urgjencë mjekësore
”, tha Manastirliu në Kurbin.
Gjatë vizitës në spitalin e Lezhës, ku pa nga afër urgjencën e rikonstruktuar, Ministrja Manastirliu deklaroi se investimet në spitalin e Lezhës do të vijojnë këtë vit.

“Së shpejti Lezha do të ofrojë shërbimin e mamografisë dhe do të zgjerohet gama e aparaturave edhe me një sërë pajisjesh si eko obstetrike, gjinekologjike, ezhe, defribilator, inkubatorë etj. Jo vetëm Lezha por të gjithë spitalet rajonale do të pajisen këtë vit me aparatura moderne bio-mjekësore me vlerë 4.5 milion euro për të ofruar shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të qytetarëve”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në spitalin e Lezhës vijon programi i patronazhit, ku mjekët neurologë, kardiologë dhe imazheristë nga spitalet universitare të Tiranës po japin shërbim të specializuar sipas një grafiku tashmë të shpallur në këtë spital.
“Nuk është më e nevojshme që për një neurolog apo kardiolog qytetarët të vijnë në Tiranë por do ti marrin shërbimet në spitalin e Lezhës. Vetëm në muajt e parë të nisjes së patronazhit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare të Tiranës 2225 qytetarë e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit të tyre”, tha Manastirliu.

Ministrja deklaroi se kjo është një nga masat që ndërmorëm për të zbutur boshllëqet e mjekëve specialistë, të krijuara si pasojë e politikës së vjetër e cila bllokoi për 4 vite specializimet në mjekësi. “Për të afruar shërbimin afër vendbanimeve të qytetarëve zgjidhje më e qëndrueshme është aplikimi i bonusit, për të mundësuar që mjekët specialistë të punojnë me kohë të plotë në spitalet ku ka mungesa. Këtu në Lezhë janë dy mjekë me bonus (anestezist dhe kardiolog) dhe ne do të vijojmë të mbështesim mjekët që pranojnë të vijnë në spitalet ku ka mungesa mjekësh specialistë”, tha Manastirliu.

ma.me

Next Post
Rrihej sistematikisht nga burri, gruaja pëson infarkt dhe vdes në spital

Rrihej sistematikisht nga burri, gruaja pëson infarkt dhe vdes në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In