Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Një 64-vjeçar u aksidentua për vdekje pasi u përplas nga një kamion.
Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet Gj.T. i cili edhe pse u transportua në jetë në spitalin e traumës në Tiranë nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve.
Ndëkorhë policia ka prangosur drejtuesin e kamionit, shtetasin Mark Xhakaj 55-vjeç./a.m.