• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lezhë/ Gjonaj mbledh drejtuesit e institucioneve: Trajtoni me prioritet ankesat e qytetarëve

by Java News
14/01/2018 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qarkun Lezhë, u takua me drejtuesit vendor si dhe zhvilloi vizita në institucionet e varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.

Në takimet që pati me drejtuesit dhe punonjësit e zyrave të Hipotekës, ALUIZNI-t, Përmbarimit, Shërbimit të Provës në Lezhë dhe Rrëshen, Ministrja Gjonaj u njoh nga afër me ecurinë e punëve si dhe me problematikat që ndeshen në përditshmëri.

Në fjalën e saj, Ministrja nënvizoi prioritetin kryesor të qeverisë dhe të ministrisë sa i përket reformimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes marrjes së një sërë vendimesh nga Këshilli i Ministrave që kanë të bëjnë me reduktimin e procedurave për përfitimin e një shërbimi publik.

Ministrja Gjonaj tërhoqi vëmendjen që çdo ankese t`i jepet rëndësia dhe serioziteti i duhur, sikundër ajo vetë si ministre së bashku me stafin e saj angazhohen për të shqyrtuar çdo rast që adresohet përmes portalit shqipëriaqëduam.al.

Për të ndryshuar perceptimin e deritanishëm të funksionimit të këtyre institucioneve mbi shërbimet ndaj qytetarit, Ministrja e Drejtësisë u shpreh e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje ligjore, abuzime me detyrën apo marrje rryshfeti, duke paralajmëruar largime nga puna, procedime për ndjekje administrative apo penale për çdo punonjës apo drejtues.

Në vizionin e Ministrisë së Drejtësisë, çdo institucion i saj i varësisë, duhet të dijë si të ofrojë qytetarin apo sipërmarrësin pranë vetes, duke nënvizuar lidhjen e ndërsjelltë të përfitimeve në marrëdhëniet mes tyre. Ministrja tha se mbledhja e të ardhurave nga shërbimet që u ofrohen qytetarëve apo bizneseve ndikon në rritjen e buxhetit të shtetit, duke u përkthyer në rritje të investimeve publike për qytetarët.

Në kuadër të reformave për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve Ministrja Gjonaj tha se performanca mbetet një kriter i padiskutueshëm, si për drejtuesit e rinj të cilët do të jenë në një periudhë prove për 3 muaj, ashtu edhe për çdo punonjës, pozicioni i të cilëve duhet të jetë në përputhje me arsimin përkatës.

Së fundmi, por ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare në kuadër të jetësimit të Reformës në Drejtësi, Ministrja Gjonaj porositi drejtuesit e institucioneve që të trajtojnë me përparësi kërkesat që vijnë nga organet e vettingut. Ministrja tha se nuk do të tolerojë asnjë vonesë në trajtimin e këtyre rasteve, duke paralajmëruar se do të merren masa ndëshkimore mbi punonjësit që bëhen pengesë e këtij procesi. Më tej Ministrja shtoi që rezultatet e prekshme të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kusht për hapjen e negociatave me BE. Përmbushja me përparësi e kërkesave të organeve të rivlerësimit, është një proces me rëndësi kombëtare, i cili ka mbështetjen e gjithë qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Next Post
Aksioni i policisë për parandalimin e aksidenteve, 1000 gjoba gjatë fundjavës

Aksioni i policisë për parandalimin e aksidenteve, 1000 gjoba gjatë fundjavës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In