Një ngjarje e rëndë është shënua në orët e mbrëmjes së kësaj të marte, teksa një 53 vjeçar nga Lezha ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjëndje të rëndë. Ngjarja ndodhi në lagjen Skëndërbeg të Lezhës, ndërsa policia ka transportuar me urgjencë në spital 51 vjeçaren që gjendet në rrezik për jetën.
Shtetasi Tom Pllumi u arrestua nga forcat e policisë ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqetë e kësaj ngjarjeje.