Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se do ta kushtëzojë Reformën Zgjedhore nëse nuk pranohen kërkesat e PD për një sistem që garanton proces të drejte votimi në të gjithë vendin. Nga Lezha ku mori pjesë në kuvendin zgjedhor të degës së PD, Basha tha se listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e emigrantëve ishin disa nga kërkesat e PD-së.
“Padiskutim që garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë shumë më shumë sesa rregullat e lojës. Por pa rregullat e lojës, nuk ka asnjë shans që të kemi një rrugë të hapur drejt një sistemi zgjedhor ku qytetarët vendosin se kush do të shkojë në parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është arsyeja pse PD ka dorëzuar jo thjesht në emrin e saj apo të opozitës, por në emrin e interesit të çdo qytetari propozimet për listat e hapura. Propozimin për Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që parlamenti të mos jetë më një konstelacion i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuara nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetuese të 2008-ës. Që ishte dhe fillimi i fundit të Republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri”, tha Basha.
Basha ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se nuk do të votojë asnjë amnisti penale, në të cilën falen të dënuarit nga SPAK. Duke mbrojtur punë e Prokurorisë së Posaçme, Basha tha se kryeministri Edi Rama, por edhe “Rithemelimi” po sulmojnë institucionet e drejtësisë.
“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un. Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yorkun, Charles Mcgonigal. Sigurisht për një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s”, tha Basha.
/a.r
……batalli i madh se kushtëzon bëjtha yte, reformën zgjedhore….
E kujt i kërciti ?
Kujt i prishet puna ?
PS, edhe me këtë Kod Zgjedhor që është në fuqi, është më se komode. Të përvëluarit, të përcëlluarit e të djegurit, jeni ju o Lul Bash koqe kandari.