Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ka bërë që shumë banesa të bëhen të pabanueshme.
Sipas Report Tv, aktualisht në zonën e Kurbinit janë 18 pallate të dëmtuar nga tërmeti, ndërsa 8 prej tyre janë të pabanueshëm.
Ndërsa në rang qarku janë 56 pallate me dëmtime nga tërmeti (10 të pabanueshëm) 40 shtëpi private me dëmtime të cilat po verifikohen nga grupet e punës.
Një pjesë e banorëve janë zhvendosur në çadra por shprehen se kushtet aty nuk janë aspak të mira.
Pas reshjeve të shiu qëndrimi në çadra është bërë akoma më e vështirë.
Shtabi i emergjencave civile ka bërë thirrje për solidazim për banorët që kanë mbetur jashtë banesave.
g.kosovari