• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, Kukësi dhe Gjirokastra më të ulëtën

by A R
30/06/2022 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës.

Të gjithë sektorët e ekonomisë po japin alarmin për punonjës, por në disa qarqe pakësimi i popullsisë po çon drejt zeros normën e papunësisë.

Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastër, papunësia po shkon shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3%.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësie me rreth 4%. papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen si paradoks, pasi sipas të dhënave zyrtare është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 % e ekonomisë dominohet nga bujqësia.

Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës janë shpopulluar me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe lëvizjet më e brendshme. Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracionit të lartë. Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës. Në këtë qark shkalla e papunësisë shënoi 14.8 %, nga 23.6% që ishte në tremujorin e parë 2021.

Rënia më e madhe e papunësisë u vu re në qarkun e Vlorë me mbi 8% në raport me vitin e kaluar. Të dhënat mbi papunësinë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre (Lezhë, Durrës, Vlorë, Dibër, Tiranë) e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare.

Popullsia në moshë punë është në rënie të shpejtë vitet e fundit, dhe kjo do të çoje në furnizime më të ulëta të forcës së punës. Vitin e kaluar popullsia në moshë pune shënoi rënie me 32 mijë persona ose 1.6%, rënia më e fortë në të gjithë periudhën e tranzicionit.

Në një studim të fundit mbi potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri Banka Botërore evidentoi se forca e punës dhe mungesa aftësive janë shndërruar në një pengesë serioze për zgjerimin e biznesit. Sipërmarrjet shqiptare identifikojnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar si pengesën e tretë më të madhe me të cilat përballen. Kërkesa për punëtorë me arsim të lartë është rritur gjatë dekadës së fundit dhe është në rritje, por shumë biznese pohuan se kishin vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësi specifike teknike.

Mungesa e punëtorëve është një pengesë veçanërisht serioze për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri.

Firmat me pronësi të huaj që operojnë në Shqipëri identifikuan gjetjen e punëtorëve të kualifikuar si sfida e tyre e dytë më e rëndësishme. Emigrimi ka të ngjarë të reduktojë më tej numrin dhe cilësinë e aftësive të fuqisë punëtore, duke dobësuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion në sektorët me intensitet të krahut të lirë të punës.

Banka Botërore sugjeron se, Shqipëria duhet të largohet nga politikat e investimeve të huaja të fokusuar në fuqinë punëtore me kosto të ulët dhe të miratojë një strategji të re të bazuar në shfrytëzimin e investimeve publike në arsimin teknik tërheqjen e IHD-ve që kërkojnë efikasitet dhe kanë produktivitet më të lartë./Monitor

/a.r

Next Post
“Bamirësi Berisha”

“Bamirësi Berisha”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

Rriten me 4% çmimet e karburanteve, sulmet e reja ushtarake kërcënojnë dërgesat në Hormuz

July 13, 2026
Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare, era forcohet përgjatë bregdetit

July 13, 2026
Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

July 13, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

July 13, 2026
Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In