• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizjet në spektaklet shqiptare/ Ja emrat e rinj të konkurrentëve të “Dancing with the stars”, rikthehet edhe Valbona Selimllari…

by Java News
31/07/2022 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kemi lënë pas një sezon të ngjeshur televiziv, që bëri për vete publikun. Tashmë personazhet janë duke pushuar, por duket se ethet e sezonit të ri, i kanë kapur tashmë. Nga ato që kemi mundur të mësojmë, televizionet e kanë bërë gati tashmë programacionin për shtatorin, ku një sërë formatesh të reja do të vijnë për publikun.
Me shumë interes do të përcillen edhe dy formatet e njëjta. “Dance with me” në Tv Klan dhe “Dancing ëith the Stars” në Top. Pjesëmarrja e Bora Zemanit si moderatore ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se përballë do të jetë edhe Donald Veshaj. Çifti, që tashmë janë ribashkuar, pritet të dhurojnë një spektakël të mirëfilltë në mbrëmjet e spektaklit.

Nga ana tjetër, përballë tyre do të jetë Ilir Shaqiri. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”, por në fakt ky lajm është i pavërtetë. Fituesi i “Big Brother” do të jetë nën logon e Top, por jo vetëm kaq. Një tjetër emër i Klan i bashkohet “Dancing with the stars”. Kështu, pas disa vitesh si pjesë e jurisë së “Dance with me”, Valbona Selimllari do të jetë në juri së bashku me Ilirin.

Sezoni i ri televiziv duket se do të shënojë një rikthim për ish-missin shqiptar. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, ajo ka përgatitur edhe një projekt tjetër, një format me djem e vajza të rinj dhe me gjasa edhe ky emision do të transmetohet në Top Media. Duket se kjo është pika e nisjes së një marrëveshje të re mes Valbonës, që për shumë vite ka qenë pjesë e Klan. Duket se projekti i saj nuk u pranua nga ky televizion, duke e dërguar projektin në zyrat e Top-it ku dhe duket se gjithçka po merr rrugë.

Ndërkohë kanë nisur të zbulohen edhe emrat e parë të konkurrentëve të tjerë të “Dancing ëith the stars”, ku veç Donaldit, do të jetë edhe Ardit Çuni konkurrent, por emra të tjerë të përfolur janë edhe Vlashent Sata, Ronela Hajati, Dj Pm, Beniada Nishani. Ndërkohë është konfirmuar tashmë kalimi i Ori Nebiajt te “Përputhen”, që vitin e ardhshëm do të vijë tërësisht i ndryshuar si format.

Rrjedhimisht, ajo largohet nga emisioni i mëngjesit, së bashku me Islin. Pas kaq shumë kohësh, dyshja e njohur televizive thuhet se do të merren me projekte të tjera. Isli do të jetë pjesë e “Dancing With the stars”, por është e paqartë nëse do të jetë pjesëmarrës si konkurrent apo si prezantues në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët). Nga ana tjetër, me shumë interes pritet edhe kasta e personazheve të “Dance ëith me”, që këtë vit do të ketë edhe njerëz nga fusha e biznesit.

Ndër të tjerë, Rudina Magjistari është ftuar të marrë pjesë në këtë format, por edhe Marina Vjollca e Anxhela Peristeri. Të dyja formatet do të jenë “kokë më kokë” për të mbajtur publikun mbërthyer. E pyetur nga gazetari në lidhje me ethet e konkurrencës, moderatorja dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu, ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira, i jap dorën”, u shpreh Vejsiu.

Ndërkohë që Klan është në bisedime për të marrë Kledi Kadiun si kryetar jurie, por edhe Klaudia Pepën. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ndryshime do të ketë edhe në emisionet e tjera të këtij kanali, që do të përpiqen të sjellin një frymë të re, ndryshe nga emisionet tradicionale që kanë pasur prej vitesh.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ende pa një datë për emisionin e saj, ka mbetur Einxhel Shkira. Moderatores iu premtua formati që do t’u vijë në ndihmë të femrave, megjithatë në axhendat e këtij televizioni ende nuk ka një plan për ta vënë në zbatim këtë emision. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, vështirë se Einxhel do të jetë në ekran edhe në janar, kur fillon sezoni i dytë televiziv.

Ndërkohë që vëllezërit Veshaj do të vijnë së shpejti me sezonin e dytë televiziv, duke sjellë disa risi në formatin e tyre. Ndonëse duket si një sezon pushimesh, korridoret e televizioneve kanë nisur tashmë të “ziejnë”, ku dinamikat janë shumë të larmishme. Do të na duhet të presime edhe pak javë, për të zbuluar edhe lëvizjet e fundit, përpara startit në shtator.

Next Post
PD: “Investimet” në Kushtetuese! Opozita kërkon të drejtën për ngritjen e një komisioni hetimor

PD: “Investimet” në Kushtetuese! Opozita kërkon të drejtën për ngritjen e një komisioni hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

October 6, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com