• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Lëvizjet në diplomaci: Ku është lajmi?!

by Ardit Rada
28/03/2019 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Diplomatë, staf teknik, madje edhe shoferë ambasadash që po listohen këto orë si lajm i faqes së parë! Një aradhë nëpunësish të shtetit, me status diplomatik, që do të spostohen, largohen, zëvendësohen etj. Siç ka ndodhur e siç ndodh prej kohësh që s’mbahen mend në një sistem diplomatik. Jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë qarkullimi i stafit, spostimi i ambasadorëve, diplomatëve e personelit teknik nuk konsiderohet kurrë një lajm me vlerë për dhëmbët e uritur të shtypit, por ja që këto orë po ndodh një fenomen i çuditshëm afishimi emrash, që është joetik për mediat, por edhe për ata që filtrojnë informacioni të tilla banale dhe krejt pa vlerë.

Është e kuptueshme që ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka një ambicie të vetën, në postin e vështirë dhe sfidues që ka marrë në dorë. Dosja me Greqinë, marrëdhëniet rajonale, integrimi, OSBE etj – axhenda diplomatike shqiptare ka shumë të përpjeta në muajt që vijnë dhe Cakaj kërkon të afirmojë profilin e tij nëpër këto shtigje të ngushta ku është i detyruar të shkelë në krye të një institucioni kompleks dhe të ekspozuar së brendshmi dhe së jashtmi.

Por ky afirmim mund të arrihet në secilën nga pikat e mësipërme, e jo në punën mekanike e pse jo edhe banale të lëvizjes së stafit diplomatik, e as në heqje-vëniet e diplomatëve e shoferave nga një përfaqësi në tjetrën. Stafi diplomatik shqiptar është një zgjatim i administratës që ne kemi këtu në Shqipëri. Si i tillë ai vuan nga të gjitha pasojat dhe mangësitë e gabimet që karakterizojnë nëpunësin e sotëm civil shqiptar. Qasja ndaj përsosmërisë profesionale e integritetit të diplomatit nuk arrihet me lista shkarkimesh, por me punë e përkushtim.

Nëse sot Ministria e Jashtme afishon lista lëvizjesh, që në një ambjent si ai i diplomacisë janë buka e përditshme, vlen të drejtohet pyetja e thjeshtë: Po lajmi ku është?! Çfarë lajmi ka në faktin se ambasadat e konsullatat tona kanë nevojë të përhershme për krehje, zëvendësime, rekrutime e largime nga sistemi?! Pse shitet sot si risi, diçka që është në ADN-në funksionimit të sistemit diplomatik?

Next Post
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i përvishet punës në një kuzhinë gjermane, gatuan për një politikan

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i përvishet punës në një kuzhinë gjermane, gatuan për një politikan

Comments 1

  1. Sasalu says:
    7 years ago

    Problemi është se nuk e honepsin dot ata që mendojnë se Shqipëria është e tyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In