• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizjet maoiste të ‘njerëzve të pastër’ në PD

by Frrok Çupi
05/06/2025 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këta duket sikur janë rreshtuar si ‘gardistë të kuq’ dhe zbresin nga ‘Muri i Madh’ për të shpëtuar PD-në. Në krye janë vënë Alimehmeti, Tabaku, Kalaja e Tiranës dhe Kalaja e Krujës. Të tjerë nuk shihen, por thuhet se janë mijëra. Asnjëri prej këtyre nuk doli mbrëmë në aeroportin e Rinasit për të pritur bosin Berisha që kishte pështyrë në Bruksel kundër vendit tonë duke dashur të nxijë para BE.

Jo, këta nuk dalin në këso situata të turpshme, i përkasin jo skalionit të parë. Në skalionin e parë përdoren më budallenjtë.

Këta janë pjesa e fisme e PD, që në fakt Berisha i mban jashtë ‘Tienanmen’. Janë më të guximshmit dhe ‘më të pastrit’. ‘Të pastër sipas një mjegulle naiviteti që u sillet në kokat e atyre që e marrin lehtë ‘pastërtinë’. Por për ‘pastërtinë’ Berisha ka një standard tjetër.

Standarti i Berishës është motamo si i Mao Ce Dunit. Ky është një malësor Shkëlzeni si edhe vetë Mao që ‘nuk i lanë kurrë dhëmbët’, madje lëshon edhe parullën se ‘tigri nuk i lanë dhëmbët’. Sipas kësaj vije, ata që i rrinë në shtëpi ose ngjitur pas b… të Berishës, ata janë ‘të papastër’. Si për shembull Noka, Vokshi, Gjekmarkaj, Bylykbashi, Bardhi… Këta, natyrisht, janë bërë pis. ‘Tigri me dhëmbë të palara’ pret rastin që t’i bëjë leckë e të mos ekzistojnë më. Siç bëri Mao me të shoqen, Jiang Qing, dhe tre udhëheqës të tjerë të lartë, që i eliminoi duke i etiketuar si ‘Banda e të Katërve’.

Sot për sot, edhe në bandën e Berishës që pritet të eliminohen për shkak të ‘papastërtisë së dhëmbëve’, janë këta katër a pesë.

‘Dhëmbët e palara’ të Maos ky i alternoi me parullën ‘kundër njerëzve ‘gay dhe lesbike’ që do të vriten me armë nga brenda PD-së (!), sipas letrës së firmosur nga avokati i Berishës. .

Edhe nëse vonohet Berisha në eliminimin e tyre, këtë seleksionim do ta bëjë SPAK që po punon mbi dosjet penale të disave prej tyre.

Por çfarë ndodh me ‘skalionin e dytë’ të njerëzve të pastër?

Ata janë jashtë kështjellës dhe ruajnë depozitat e ujit nga mijtë e ngordhur. Pikërisht për këtë arsye bëjnë lojë të dyfishtë: Herë shfaqen si jo me Berishën dhe herën tjetër (sidomos natën) i përbetohen se ‘nuk lënë minj të hyjnë’. Këta po tërheqin rreth vetes si spiunët që mbajnë me vete kafshën e ngordhur për të helmuar ujin, ashtu edhe naivët që duan ‘të ndryshojnë PD-në’.

Votuesit e vendit u kanë dhënë këtyre dhe atyre që bënë parti të reja, rreth 200 mijë vota. Pjesa më e madhe besojnë se ‘njerëzit e pastër’ janë  kundër Berishës, dhe prandaj i votuan. Por në fakt jo. ‘Banda e të katërve’ është këmbë e kokë me Maon, dmth., Berishën, madje e vendosur në bedenat e kalasë Berisha. Këta me zor po presin të rinumërojnë votat dhe të hyjnë brenda.

Edhe duke mos dal mirë me votat, këta prapë do të hyjnë në kështjellë. Disa prej ‘gay dhe lesbikë’ të Berishës do të thërriten para Drejtësisë (si edhe vetë Berisha), dhe këta u zënë vendet. Në këtë moment i duhen Berishës që këta të ruajnë Partinë. Nga kush? Ndoshta edhe nga Luli… Dhe duket se janë betuar për këtë.

Pse janë këta mbuloja e fshehtë e Berishës?

‘Të katërt e bandës’ së bashku, deri më sot nuk kanë thënë asnjë fjalë kundër Berishës. Gjëmojnë me fjalë të mëdha, por deri në pikën ku nuk preket Berisha. Aty ndal!

Kjo është njëra.

Tjetra: Asnjë prej këtyre nuk ka kërkuar që të njihen krimet e qeverisë së PD në kohë, kundër vendit dhe të kërkohet ndjesë publike.

Tjetra: Asnjëri prej këtyre nuk mbajti anën e SHBA kur SHBA kërkoi që Berisha të zhvishej nga politika e PD. ‘Jo- thanë këta- më mirë hamë bar’.

Tjetra: Asnjëri prej këtyre nuk ka dënuar aktin e Sali Berishës që mori rrugën për Bruksel e pështyu kundër vendit dhe orientimit europian të Shqipërisë. Kjo është tradhti kombëtare dhe ‘Banda e të katërve’ nesër mund të shkojë para Drejtësisë.

Po një nga një, cilët janë rolet e fshehta pro- Berishë?.

Zonja Tabaku hedh dy valle, njërën poshtë ballkonit dhe tjetrën si ‘e pafajshme’, inerte.

Zotin  Alimehmeti aktivistja politike Kokalari, e quan si njeri ‘pa moral për betejën që po bëhet’. Si politikan, thotë ajo, ka ‘ka bërë pazar me Berishën’ që në zgjedhjet lokale që kaluan. Ndërsa si mjek, dëshmon Evi, i ka shtyrë njerëzit si delet për vaksinat e Covid, ku gjetën vdekjen.

Zoti Aulon Kalaja ka marrë rolin e teoricienit të ‘luftës nga jashtë kutisë’. Ai tha mbrëmë në Tv ABC se do t’i realizojë idetë ndryshuese…, por me cilin mjet? Me PD dhe me Berishën… Aha!, pesë me hiç!.

Të gjithë në rresht jashtë kështjellës për kur të bëjë thirrje Berisha. /javanews.al

Next Post
“Ka qenë shumë i tmerrshëm Endriti”, Alibej tregon si i mësoi emrat e përfshirë në vrasjen e të vëllait

“Ka qenë shumë i tmerrshëm Endriti”, Alibej tregon si i mësoi emrat e përfshirë në vrasjen e të vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In