• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk!

by A M
03/02/2025 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.

Për një analizë më të detajuar të situatës, Ledion Krisafi, ekspert për marëdhëniet ndërkombëtare, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv.

Polemikat lidhur me USAID-in, Krisafi i polarizoi si një “luftë” të kthyer mes Sekretarit Amerikan të Shtetit – i cili ka marrë drejtimin e agjencisë – dhe Elon Musk, i cili kërkon me ngulm mbylljen e saj.

“Fakti që Marco Rubio ka marrë drejtimin e USAID-it tregon që kemi një përplasje mes këtyre dy palëve në administratën amerikane dhe do të ishte shumë interesonte të shikonim cila prej palëve do të triumfonte në fund. A është vërtetë Elon Musk aq i fuqishëm dhe a ka aq shumë ndikim aq të drejt përdrejtë ndaj presidentit Trump sa të triumfojë ndaj këtij konflikti që është duke ndodhur me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubion, për çështjen e USAID-it. Të mbyllësh USAID-in tërësisht nuk duket një veprim i zgjuar sepse USAID është një mënyrë se si shteti amerikan ndikon në vende të ndryshme”,- tha Krisafi.

Eksperti i cilësoi si të palogjikshme tarifat e larta doganore që Trump po vendos ndaj vendeve aleate. Ai theksoi se nëse presidenti republikan vendos tarifa të larta edhe ndaj BE, GDP e dy superfuqive do të pësonte rënie deri me 0.6%.

“Kjo luftë që po bën nuk ka shumë llogjikë. Mund të vendosësh tarifa ndaj vendeve rivale si Kina, por të vendosësh tarifa ndaj vendeve aleate nuk ka kuptim. Ai ka një fiksim të çuditshëm me balancat tregtare”,-tha Krisafi.

“Do rriten çmimet brenda shteteve të Bashkuara. Duhet kujtuar se një ndër arsyet pse fitoi Donald Trump ishte se do ulte inflacionin. Nëse vendos tarifa ndaj Bashkimit Europian, si ekonomia e SHBA si ekonomia e BE do të humbasin një përqindje të caktuar, 0.5-0.6 % të GDP-së së tyre vjetore. Është një llogjikë ekonimike që nuk ka shumë sens”,- theksoi ai.

Krisafi e cilësoi si të tepruar hipotezën se NATO rrezikon shpërbërjen për shkak të Trump.

“Shkrirja e NATO-s është pak e tepruar mendoj. Kam qenë në një takim në Bruksel dy muaj para se të zgjidhej Donald Trump për çështjen e NATO-s dhe i pranishëm në takim ka qenë zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe tha: NATO po përgatitet për mundësinë e Trump si president. Çfarë do lloj gjëje të bëjë Trumpi, pjesa tjetër e NATO-s do të vazhdojë si më përpara. Problemi i NATO-s është shumica e buxhetit jepet nga SHBA-të. Evropa po përpiqet të krijojë një NATO që ta shmangë Trumpin në Uashington”,- theksoi eksperti.

Next Post
“Arrestoi një zyrtare të ulët për një arkë peshk, por hetoi në gjendje të lirë zyrtarë të lartë”/ Spahiu: SPAK nuk vepron me të njëjtin standard!

“Arrestoi një zyrtare të ulët për një arkë peshk, por hetoi në gjendje të lirë zyrtarë të lartë”/ Spahiu: SPAK nuk vepron me të njëjtin standard!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In