Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur këtë të hënë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa komisariate.
Në Komisariatin nrumër 2 në Tiranë është emëruar Loard Sallaku, i cili deri me tani ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë.
Në Shkodër shef komisariati është emëruar Idriz Daulle. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Oltian Agolli është emëruar shef i komisariatit të policisë Sarandë, duke zëvëndësuar Klodian Kondin që tashmë do të shkojë në policinë e Pogradecit.
Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur një ndryshim. Elton Alushi është emëruar zv. drejtor për hetimin e krimeve.
/s.f