Me vendim të Këshillit të Ministrave, Aspasjana Kongo është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.
Më herët ajo ka mbajtur detyrën e Drejtores së Rinisë në Bashkinë e Tiranës.
/a.r