• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lëvizje e strukturuar”/ Meçe: Berisha nuk është goditur nga Basha! Po mbrohet nga SPAK!

by A R
14/09/2021 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga DASH, është shprehur ditët e fundit se vendimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, opinionisti Arben Meçe shprehet se në fakt si pas tij, akti i përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar nga ana e Bashës është një lëvizje e mirëmenduar.

Sipas Meçes, ajo çka ne shohim këto ditë ëhstë një lëvizje e cila mundëson marrjen e Partisë Demokratike nga Berisha, në mënyrë që ky i fundit, duke përdorur suportin e partisë të mbrohet nga veprimet e SPAK.

“Kemi dy ngjarje të rëndësishme. Ngjarja e parë e rëndësishme është shpallja Non-grata e Berishës. Dhe ngjarja e dytë më e rëndësishme është shtatori. Dhe në shtator, të gjitha mediat janë një aktivizim i fortë i organave të drejtësisë në Shqipëri. Të gjitha këto, e vendosën Sali Berrishën përpara një fakti. Kush do ta mbronte Sali Berishën përpara një vendimmarrje mëtë madhe se sa thjeshtë Non-grata? A kishte në këtë moment Sali Berisha besim se Partia Demokratike do të ishte një mbështetje e tillë? Pikërisht, për të testuar forcën politike të PD-së, militantëve në mbështetje të Sali Berishës fillon aksioni. Dhe kjo që ju shihni, nuk ëhstë goditje ndaj Sali Berishës, sepse kërkesa e amerikanëve nuk ka qenë që të shkëputet nga grupi parlamentar. Por, kjo këtu që nuk e ka goditur Berishën, por thjeshtë e ka spostuar dhe i ka dhënë motivin Berishës, që të rikthehet në politikë. Atëherë, gjithë lëvizja që ju shihni nuk është gjë tjetër, veçse një lëvizje jashtëzakonisht mirë e strukturuar që Saliu të dalë në lëvizje, të rikthehet në krye të PD-së, të marrë partinë dhe të përdorë suportin, për tu mbrojtur ndaj veprimit që do të zhvilllohet nesër. Sepse SPAK-u është në operacion për të marrë masat”

Por, krejtësisht kundër qëndron aktivistja Evi Kokalari me opinion e saj, e cila guxoi ta quajë liderin e selisë blu ‘shejtan-budalla’. Sipas Kokalarit, Basha ka rënë në grackën e Edi Ramës dhe po shfrytëzohet nga ai.

“Lul Basha është kërcënuar në një farë forme, ose i është premtuar diçka shumë e madhe një ditë para Parlamentit dhe e përjashtoi Berishën. Kjo nuk ka asnjë dyshim. Dhe ka pafytyrësinë të dalë ditën e nesërme dhe të thotë që është lënduar nga ato që tha Sali Berisha. Atij t’i vijë shumë turp. Nuk mund të them që është thjeshtë i paaftë, por Basha është bërë një ‘shejtan budalla’ që e kanë shfrytëzuar. Ka rënë në grackë, e kanë shfrytëzuar ana e Edi Ramës. Shumë mirë, ia ka bërë, nëse je kaq i paaftë. Kjo është arsyeja pse ne momentalisht, pavarësisht se kush mund të jetë Sali Berisha duhet ta përkrahim atë, ta marrim nga Basha dhe pastaj ti vëmë presion Berishës që ta riformojë Partinë Demokratike.”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, u shpreh në 3 mundësi zgjedhje që Basha kishte, do të rezultonte i humbur në secilën prej tyre.

“Lulzim Basha kishte tre zgjedhje. Të bënte atë që bëri. Të kundërshtonte SHBA-të. E treta, të jepte dorëheqjen dhe të largohej. Unë besoj që opzioni i tretë ishte më i miri për të shmangur vendosjen në këtë pozitë që ëhstë lose-lose. Basha, secilin nga dy vendimet e para që do të merrte, edhe duke debatuar me SHBA-të, edhe duke u futur në këtë konflikt me Sali Berishën është i humbur. Në të dy rastet do ta humbte kreun e PD-së, sepse mesa duket me SHBA-të është i shantazhueshëm, kurse me Sali Berishën, hesapin do ta ketë tek anëtarësia e partisë.”

/a.r

Next Post
Teknologjitë e reja, në ndihmë të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e botimeve

Teknologjitë e reja, në ndihmë të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e botimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

July 14, 2026
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

July 14, 2026
Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

July 14, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

July 14, 2026
Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

July 14, 2026
VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

July 14, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

July 14, 2026
Irani sulmon anijet në Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet , SHBA nis sulme të reja

Irani sulmon anijet në Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet , SHBA nis sulme të reja

July 14, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Fashizmi digjital po e shkatërron demokracinë në Shqipëri. Shkopinjtë janë zëvendësuar me komente fyese dhe…”

July 14, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Koncerti i Kanye West promovoi Shqipërinë”, Beqiri: Kallëzimi i PD, absurd dhe pa bazë ligjore!

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In