• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lëvizja “Salianji” për supremaci apo demokraci!

by Ben Andoni
16/01/2026 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej disa javësh, një grup njerëzish të Partisë Demokratike po kërkojnë të reformojnë këtë formacion, përmes një Lëvizje, e cila duhet thënë se ka qasje të mirë. Kudo që shkon, Salianji dhe shpura e tij ka ngazëllim mes demokratësh të PD-së. Aksioni tregon se ndryshimin e duan me të gjithë qenien e tyre, ndërsa lënia në opozitë prej më shumë se një dekade i ka tulatur. Është e vetëkuptueshme se Qendra nuk “e përfill” këtë aksion në formë lëvizje model “Foltore”. Zoti Berisha i pyetur për Foltoret dhe Salianjin si kandidat, ka përsëritur se është vetëpërjashtuar. Të tjerët s’janë jashtë kësaj logjike, duke përmendur rregullin dhe statutin. Kjo skizmë e re brenda PD-së po e tregon Salianjin jo vetëm me ambicie por edhe shumë të kalkuluar në lëvizjet e tij në terren. Duke përfaqësuar të rinjtë, ai po kanalizon një frymë, e cila do jetë e vështirë që të menaxhohet nga “SHQUP”. Po ndërsa pjesa e njerëzve të rehatuar dhe afër Berishës e kanë neglizhuar dhe japin mesazhe kinse indiference, ka gjithnjë e më shumë frymë mes demokratëve, e cila kërkon katarsisin e vërtetë. Tryeza e fundit e tregoi fare hapur këtë, anipse demokratët e vërtetë ende nuk po zgjohen. Ata po shtojnë zonën gri. E para sepse kjo lëvizje që përfaqësohet nga Salianji, nuk i kuptohet realisht se cili e mbështet realisht ndër emrat e njohur të PD-së dhe që është gati të sakrifikojë. Dhe, e dyta, që mund të ishte e para më mirë, kjo Lëvizje nuk ka një dokument në formë traktati publik për objektivat, si edhe përshkrimin e realitetit të sotëm të PD-së.

Është e vërtetë se një parti që ka dy zgjedhje të përgjithshme që nuk bën analiza nuk mund të procedojë me veprime realisht staturore logjike. Në këtë vazhdë, kujtojmë se Alimehmeti që ishte ndër të parët që u shpreh hapur dhe ishte në krah të Salianjit, tashmë duket periferik, kurse emrat e tjerë janë të padukshëm. Një Lëvizje nuk mund të përfaqësohet nga një i vetëm, por një i tillë syresh mund të jetë zëri retorik i saj. Shqiptarët e politikës duan të shohin se cili i drejton dhe cilët janë njerëzit përreth tij që mund të ngrenë një frymë. Dhe, sa mund t’u besohet. Megjithatë dhe me këtë handikap demokratët e bazës, prej kohësh të mënjanuar realisht, i mirëpresin. Qoftë Foltoret “Salianji” dhe qoftë Foltoret “Berisha”. Tani lufta bëhet me numra pjesëmarrje, jo me numra personalitetesh që mund të çojnë para ide të tilla. Dhe, sa i përket dokumentit përfaqësues, ai shërben si tapi e një lëvizje. Traktati mobilizon, të detyron dhe mbi të gjitha të frymëzon. Në rast se do të vazhdojë kështu Lëvizja do mbetet thjeshtë një skizmë që herët ose vonë do të marrë goditje nga vetë egoja e saj. Spinoza, në kohë dhe hapësirë mendimi tjetër, e shpjegonte skizmën në një karakter tjetër, por që i shkon logjikës së sotme politike…qoftë dhe asaj shqiptare të këtyre ditëve: “Skizmat nuk burojnë nga dashuria për të vërtetën, e cila është një burim mirësjelljeje dhe butësie, por më tepër nga një dëshirë e tepruar për supremaci”. (Javanews)

 

 

Next Post
Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In