• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja ‘Patozi’: Basha kryetar jolegjitim! Të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PD

by Java News
31/07/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi anti-Basha, levizje e krijuar nga Astrit Patozi, ben me dije se do te vijoje “një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat e saj themelore, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë së bashku shpresë për PD-në dhe vendin”.

Ne nje njoftim per shtyp, behet me dije se “anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë”, jane te detyruar “të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes sonë për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda rradhëve të saj”.

Deklarata e plotë për shtyp:

Në përfundim të votimit për Kryetar të Partisë Demokratike, në gjendjen e krijuar në Partinë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e datës 25 qershor 2017, ne, anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë, me vetëdijen e rrezikut që qëndron para së ardhmes së PD-së, opozitës, së djathtës në përgjithësi, dhe vendit po ashtu, dhe me qëllimin për ta mbajtur partinë të bashkuar e për ta bërë atë konkurruese, mbas takimeve me militantë e  drejtues të partisë, me demokratë e personalitete, çmojmë se është nevojë madje domosdoshmëri, të bëjmë një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat e saj themelore, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë së bashku shpresë për PD-në dhe vendin. Ne jemi të vendosur për të ecur në këtë rrugë.

Humbja e rëndë në zgjedhjet e qershorit, më e rënda në historinë 27 vjecare të Partisë Demokratike, mungesa e reflektimit nga ana e Kryetarit të Partisë, mungesa e mbledhjes dhe e vendimarrjes në forumet e Partisë, mungesa e analizës për humbjen e zgjedhjeve, mos-dorëheqja e Kryetarit të Partisë si shkaktari i vetëm i humbjes në zgjedhjet e fundit parlamentare që solli kështu më pas rizgjedhjen e tij jo legjitime dhe një garë të pabarabartë në zgjedhjet për kryetar të PD-së, si dhe shkelja e procedurave në këto zgjedhje, përgatitja e listave zgjedhore duke anashkaluar statutin e Partisë, dhe përçarja brenda strukturave të Partisë, por mbi gjithçka udhëkryqi ku ndodhet PD dhe e ardhmja e saj, të gjitha këto na detyrojnë të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes sonë për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda rradhëve të saj. Vetëm brenda rradhëve të saj dhe brenda strukturave të Partisë do të mund të sjellim bashkimin rreth shtëpisë sonë politike dhe të krijojmë mundësinë për të ringritur partinë mbi baza statutore dhe besimin tek strukturat tona dhe elektorati ynë.

Partia Demokratike ka nevojë më shumë se kurrë për një platformë të qartë politike dhe për rivendosjen e saj në shina ideologjike të djathta. Partia Demkratike duhet të rikthehet sa më parë tek shtyllat e saj: anti-komunizmi, liria e individit dhe fjala e lirë, e drejta e pronës dhe tregu i lirë, familja dhe. Ne duhet të luftojmë fort për të mposhtur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit që është përfaqësuese e vetëm 20% të shtetasve shqiptarë, krimin, drogën, kanabizimin e vendit, korrupsionin marramendës, varfërimin e vendit, oligarkinë, abuzimin me anë të populizmit të shfrenuar, largimin e shqiptarëve të pashpresë për një jetë të re larg vendit.

Ne duhet të kthehemi në forcën kryesore opozitare në vend dhe të ringjallim shpresën e humbur tek shqiptarët ashtu siç kemi bërë 27 vite më parë. Humbja e mbi 230.000 votuesve tanë kërkon një analizë të thellë dhe serioze që duhet të kalojë nga forumet tona të ngritura me kaq mund ndër vite. Këto forume duhet të mblidhen dhe të nisin në çdo degë të partisë anembanë vendit analizën e humbjes dhe rikthimin e besimit tek votuesit tanë e më tej.

Për këtë ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t’u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike  jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti.

Projekt statutit i ri do të duhet të përmbajë:

  1. a) Rregulloren, procedurën, kriteret dhe standartet  për  zgjedhjen e kryetarit të PDSH.
  2. b) Rregulla të qarta mbi sistemin e karrierës dhe meritës në të gjitha nivelet e organizimit dhe hierarkisë së Partisë.
  3. c) Përcaktimin e procedurës, kritereve e modaliteteve në miratimin e kandidaturave për deputetë dhe kandidaturave të tjera elektorale nga organet vendimmarrëse kolegjiale të partisë dhe shqyrtimin e propozimin e tyre nga anëtarësia.
  4. d) Ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar.
  5. e) Krijimin e gjykatës së partisë me përbërje edhe të figurave  historike të partisë, për kontrollin formal të vendimarrjes së organeve të të gjitha niveleve të Partisë.
  6. f) Këshillin e të Urtëve të Partisë Demokratike, i cili duhet të jetë një organ i përhershëm këshillimor dhe me autoritet moral i PDSH-së, i përbërë nga personalitete të Partisë Demokratike ndër vite.
  7. g) Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë mes anëtarëve të tij kryetarin e Këshillit Kombëtar, me kompetenca për thirrjen dhe drejtimin e Këshillit Kombëtar.
  8. gj) Përcaktimin e detyrimit statutor për mbledhjen e Këshillit Kombëtar rregullisht dhe periodikisht.
  9. h) Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD-së të japë dorëheqjen e menjëherëshme;
  10. i) Në rast të humbjes së dy palëve zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike të japë dorëheqje të parevokueshme.
  11. j) Në rast se Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare më tepër se herën parardhëse, kryetari i saj të japë dorëheqje të parevokueshme.

Pas paraqitjes së projekt propozimit për statutin e ri të Partisë, do të duhet të ngrihet menjëherë një komision i posaçëm për përgatitjen e projektit final të Statutit të ri. Ky statut do të duhet të diskutohet më pas në një Kuvend të Jashtëzakonshëm të Partisë.

Rruga përmes bashkimit dhe demokratizimit të partisë si dhe ringritja e Partisë Demokratike të Shqipërisë duhet të nisë nga qartësimi i profilit të saj politik, si një parti që në themel të saj ka lirinë e individit dhe garën e barabartë e të bazuar në kushtetutën tonë që është Statuti i Partisë Demokratike.

Bashkimi ynë rreth siglës sonë dhe idealeve të Partisë Demokratike e dhjetorit 1990, është e vetmja rrugë e drejtë, e urtë, e përshtatshme, mbi interesin e çdo pale apo personi, e vetmja rrugë për një PD të aftë e të gatshme për sfidat e reja euroatlantike dhe për reformat e thella që duhet të ballafaqojë vendi.

Ne jemi të vendosur për sa sipër, ne do ta bëjmë detyrën tonë ndaj partisë dhe vendit; natyrisht këtë nuk mund ta bëjmë të vetëm, por së bashku.

Next Post
KEK-u në Kosovë, 2.5 milionë euro për riparimin e rotorit që e shiti për skrap!

KEK-u në Kosovë, 2.5 milionë euro për riparimin e rotorit që e shiti për skrap!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In