• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja e re nuk është guxim politik, por detyrim politik

by Mero Baze
01/05/2018 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Paralajmërimet për krijimin e një lëvizje të re politike nga radhët e PD, nuk kanë të bëjnë me ndonjë ngjarje të ditëve të fundit. As me përpjekjet e Bashës për të mbrojtur karrierën e tij me një statut të ri të PD-së. Kjo lëvizje politike që po lind, në fakt ka lindur në heshtje qysh në korrik të vitit 2013 dhe pas pesë vitesh, Lulzim Basha në vend që ta mbyllte atë plagë, e thelloi dhe më në fund i hoqi çdo shans për ta shëruar.

Të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me Partinë Demokratike dhe të ardhmen e saj, e kanë zanafillën tek viti 2013, kur pas një humbje dramatike të Sali Berishës, ajo parti duhet të merrte veten duke u ringritur si një parti e çliruar prej tij.

Përpjekja e tij për të bërë sikur po ikte, por për të diktuar më tej garën dhe gjithë zhvillimet në PD, ka sjellë prej 2013 deri më sot, humbjen e rreht 250 mijë votave të Partisë Demokratike dhe krijimin praktikisht të një mase të madhe elektorale, që e ndjen veten të përjashtuar nga Partia Demokratike.

E gjitha nisi me Sokol Olldashin dhe luftën e pistë që Berisha i bëri atij në fushatë, duke ndarë partinë në emër të vullnetit të tij. Sali Berisha u përfshi me arrogancë në atë garë dhe kërcënoi gjithë ata që ishin në krah të Olldashit, me shpresë se duke bërë zgjedhjen e tij, ai do të diktonte më tej PD-në.

Pas kësaj, Lulzim Basha e thelloi këtë plagë. Duke përdorur dhe ikjen tragjike të Olldashit, ai në fakt ndërmori një sistem persekutimi dhe spastrimi të çdo mbështetësi të tij. Në rastin më të keq, ai u soll me brutalitet ndaj çdo figure të rëndësishme të PD-së që ishte mbështetës i Olldashit, dhe në rastin më të mirë, ai injoroi dhe la jashtë vëmendjes qoftë dhe një mbështetës të thjeshtë që kishte votuar për të.

Për katër vite me radhë, ai e thelloi këtë ndarje dhe u përpoq të mbushte boshllëkun me njerëz ordinerë, punonjës të kompanive të kunatit të vet dhe rrethe klienteliste biznesi, që ofronin emra me lehtësinë e ofertave në një shtëpi publike.

Më pas, të përjashtuarve si mbështetës të Olldashit, ai ju shtoi me papërgjegjshmërinë e vet dhe ish- drejtues të vjetër të PD-së, që ishin shumë afër Berishës dhe që nuk kishin mbështetur Olldashin, por që ai i shikonte si pengesë në të ardhmen.

Pasi humbi thellë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, në një rezultat 45 me 16 bashki, ai shmangu llogaridhënien dhe u përqëndrua tek spastrimet në parti.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, pas lëvizjes çadriste, ai përdori marrëveshjen me Edi Ramën për të spastruar Partinë Demokratike dhe për të krijuar një parti të vetën,  me shpresë se do bashkëqeveriste me Ramën dhe humbja do të justifikohej.

Humbja e thellë që pësoi, me rreth 250 mijë vota më pak se zgjedhjet e shkuara, la zbuluar skenarin e tij dhe PD-në.

Gati një vit më pas,  ai po bën përpjekje se si të mbrohet nga humbjet e ardhshme në PD, dhe jo si të bashkojë dhe afrojë në PD, gjithë ata që nuk i besojnë më.

Kështu që paralajmërimet për një lëvizje të re politike, nuk vijnë nga zhvillimet e fundit, por nga një zhvillim afatgjat, që ka provuar se PD ka humbur rreth 250 mijë vota për shkak të mënyrës se si Lulzim Basha u përpoq ta kthente  Partinë Demokratike në një pronë private.

Të gjithë ata që kanë iluzione se PD mund t’ia dalë në këtë gjëndje, thjesht gënjejnë veten, ose kanë qejf të gënjehen për ndonjë interes të vogël personal.

Lëvizja e re nuk po vjen nga ndonjë konflikt, por nga përjashtimi politik dhe përpjekja për të privatizuar një parti të madhe.

Kjo është e para herë që në PD nuk ka ndarje për shkak të një konflikti dy palësh, por për shkak të një vendimi të njëanshëm të kryetarit të PD, për të përjashtuar çdokënd që mendon se nuk e ka me vete në ditë të zeza.

E djathta shqiptare, por dhe vetë skena politike shqiptare, ka nevojë të riçojë në votime këto qindra mijëra votues të zhgënjyer që refuzojnë të votojnë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, dhe që përbëjnë një potencial për të ndryshuar skenën politike në Shqipëri.

Duke qenë se këta janë votues historik të PD-së, lëvizja e re duhet doemos të mbështetet tek baza e PD, por duhet të kthehet në shpresë dhe për vota të tjera pa identitet politik në Shqipëri, të cilat nuk e gjejnë veten tek PS e PD, dhe janë lodhur nga sistemi i tyre klientelist.

Nuk do të ketë kohë më të mirë dhe moment politik më të favorshëm se ky i sotmi, për të  prodhuar një lëvizje të re politike, që duhet të shkundë opozitën dhe pushtetin.

Dhe nuk ka asnjë arsye për ta quajtur guxim politik këtë lëvizje. Është thjesht detyrim për t’i dhënë shansin qindra mijëra shqiptarëve të jenë të përfaqësuar.

a.ç

Next Post
“Ju mund të më arrestoni por unë do lirohem”, çfarë tha mësuesi i akuzuar për ngacmimin e 11-vjeçares

U denoncua nga nxënësja 11-vjeçare për ngacmim, mësuesi i dyshuar për 3 raste të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

December 25, 2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

December 25, 2025
Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

December 25, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com