• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Lëvizja e peshqirëve”/ Protestat për lirimin e hapësirave publike sjellin rezultate në Greqi

by Java News
06/08/2023 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filloi nga ishujt Paros dhe Naksos nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale dhe sot është përhapur edhe në plazhet e zonës turistike të Halkidhikisë.

E ashtuquajtura “Lëvizja e peshqirëve” mbështetet nga grupe të qytetarëve, që jo vetëm në ishujt grekë, por edhe në zona të tjera të Greqisë, kanë nisur protestat kundër  përhapjes së  tepërt të shezlongëve dhe çadrave në plazhe, në mënyrë të paligjshme nga disa biznese private, duke mos u lënë vendasve  hapësirë të lirë për të vendosur peshqirët e tyre.

Protestat sollën frytet e para në ishullin Paros kur pronarët e disa bizneseve private që abuzojnë me hapësirat e plazhit filluan të heqin çadrat e paligjshme, por fenomeni në fjalë ka përmasa tepër të mëdha duke përjashtuar banorët nga plazhet publike dhe duke rritur çmimet e shezlongëve e çadrave që variojnë nga 16 euro deri në 100 e më shumë, në plazhet luksoze të vendit.

Protestat qytetare kundër zaptimit në mënyrë të paligjshme nga subjektet private  të hapësirave publike kanë detyruar qeverinë greke të planifikojë masa në interes të banorëve dhe pushuesve të cilët në protesta theksojnë se e drejta për të pasur hapësira publike falas në plazhet e vendit mbrohet nga kushtetuta greke.

Autoritetet kanë filluar inspektimet duke përpiluar udhëzime të reja në formën e ndëshkimit financiar për bizneset që kanë abuzuar me lejet e dhëna.

Sipas një vendimi të përbashkët ministror të marsit të kaluar subjektet që  marrin me qira zona plazhi mund të vendosin çadra dhe shezlongë në 60% të bregut, pavarësisht sipërfaqeve katrore dhe vetëm në 30% të plazheve që i janë bashkuar rrjetit Natura 2000.

Gjithashtu duhet të respektojnë  distancën prej  100 metrash nga subjekti fqinj dhe ligjin për ndotjen akustike duke mos tejkaluar 50 decibel muzikën që luajnë në baret e plazheve. Legjislacioni i detyron pronarët e bizneseve të sigurojnë akses të lirë të pushuesve vertikalisht dhe paralelisht me detin dhe të ketë një zonë të lirë nga vija bregdetare të paktën 5 metra të gjerë./m.j

Next Post
“I ndihmon për të rritur…”/ Tatuazhe për fëmijët!? Artisti tregon pse ndikojnë pozitivisht tek të miturit

"I ndihmon për të rritur..."/ Tatuazhe për fëmijët!? Artisti tregon pse ndikojnë pozitivisht tek të miturit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

Disa sugjerime rreth paqartësive lidhur me zgjedhjen e Qeverisë dhe Presidentit të Republikës

July 3, 2026
Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

Lamallari: Propaganda për regjimin iranian ka pasoja, do të veprojmë ndaj çdo rasti

July 3, 2026
“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit

July 3, 2026
Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

July 3, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

July 3, 2026
Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

July 3, 2026
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

July 3, 2026
Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

July 3, 2026
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In