• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja e kufizuar e automjeteve dhe përdorimi i biçikletave pastrojnë ajrin në Tiranë

by Java News
01/05/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve dhe rritja e atyre që lëvizin me biçikletave ka sjellë dhe ulje drastike të nivelit të ndotjes në kryeqytet. Një fakt i tillë u konfirmua pak ditë më parë edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë që theksonte se në Tiranë “është shënuar niveli më i ulët i ndotjes”. Në fakt, ulja e makinave dhe përdorimi i biçikletave ka dhënë një impakt të shkëlqyer kudo në Evropë.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit gjatë muajit të kaluar të bllokimit si pasojë e koronavirusit ka çuar në uljen me 11,000 të numrit të vdekjeve nga ndotja në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë. Duke iu referuar studimit të Qendrës për Kërkime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër, prestigjiozja britanike “The Guardian” shkruan se rënia e trafikut dhe ulja e emetimeve industriale kanë rezultuar gjithashtu në uljen me 1.3 milion ditë të mungesave në pune, 6.000 më pak fëmijë që zhvillojnë asmë, 1.900 më pak vizita në urgjencë dhe 600 më pak lindje të parakohshme.

Ndërsa pandemia vazhdon të marrë më shumë se 220,000 jetë njerëzore në të gjithë botën që nga fillimi i vitit autorët e raportit thonë se masat e marra si përgjigje ndaj pandemisë kanë sjellë një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40% ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM2.5 – është në rënie 10%. Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjës për rreth 470,000 vdekje në Evropë çdo vit.

Studimi rendit shtetet me numrin më të madh të jetëve të shpëtuara si pasojë e uljes së ndotjes këto ditë, si: në Gjermani (2.083), e ndjekur nga Britania e Madhe (1,752), Italia (1,490), Franca (1,230) dhe Spanja (1,083). Pothuajse 40% e uljes së vdekshmërisë kishin të bënin me funksionimin e zemrës, 17% nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13% secila nga goditje dhe kanceri. Të tjerat ishin infeksione dhe diabeti. Llogaritja e përgjithshme e uljes me 11,000 të numrit të vdekjeve vjen pas një sërë analizash kompjuterike.

Në të gjithë botën, numri i vdekjeve të shmangura nga ndotja do të jetë shumë më i lartë sepse ky studim përqendrohet në një kontinent dhe një muaj. Dy vendet më të populluara dhe të ndotura në botë – Kina dhe India – kanë përjetuar edhe uljen më të madhe të nivelit të ndotjes së ajrit. Studimi nuk përfshin vdekje nga vetë koronavirusi.

Shkencëtarët besojnë se ndotja e ajrit rrit malinjitetin e sëmundjes dhe disa studime sugjerojnë se virusi mund të bashkohet me grimca, por studiuesit që qëndrojnë pas modelit të fundit thanë që ata nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për ta përfshirë këtë në modelet e tyre. Autori kryesor i analizës, Lauri Myllyvirta, tha se rënia e ndotjes së ajrit kishte zvogëluar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore në një kohë të rëndësishme dhe tregoi se si një ndryshim mund të ndikojë direkt tek përmirësimi i cilësisë së ajrit.

“Ne kemi parë shumë më pak pacientë me acarime të astmës dhe sëmundje pulmonare kronike gjatë muajit të kaluar dhe nuk ka dyshim se një rënie e ndotjes së ajrit është pjesë e arsyes,” tha Dr LJ Smith, këshilltar në mjekësi respiratore në spitalin King’s College në Londër.

” Nëse ndotja e ajrit kthehet në nivelet e mëparshme, dhoma ime e pritjes përsëri do të fillojë të mbushet me fëmijë dhe të rritur që përpiqen të marrin frymë “, thekson Dr LJ Smith.

Ndërkaq, në Tiranë vijon puna për zgjerimin e trotuareve dhe rritjen e kosive të dedikuara për biçikleta. Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se të dhënat gjatë kësaj kohe të pandemisë ishin treguesi më i mirë se qytetit i duhen më shuam korsi biçikletash dhe më pak makina që lëvizin në rrugët e kryeqytetit të cilat sjellin edhe ndotje të ajrit.

g.kosovari

Next Post
FOTOLAJM / Gruaja në Fier kërcënon se do hidhet nga tarraca, shkak prishja e ndërtimit pa leje

FOTOLAJM / Gruaja në Fier kërcënon se do hidhet nga tarraca, shkak prishja e ndërtimit pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In