• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja e Kadillit shmang Berishën e i del përballë Lulzim Bashës

by Ylli Pata
29/09/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nervat e rëna në kupolën e lartë të Partisë Demokratike tregojnë se sipas të gjitha gjasave forca më e madhe e opozitës do të përjetojë më shumë shpejt se vonë, një furtunë të brendshme, si pasojë e shumë lëvizjeve centrifugale që kanë lindur nga hapja e kutisë së pandorës” nga SHBA.

Përplasjet me Agron Shehajn, Gjekmarkajn, rrjedhjet e lajmeve, paqartësia e inati, duket se janë më shumë konteksti e pasoja, sesa një vijë logjikë se si mund të rrjedhim gjërat në PD.

Në këtë atmosferë, kur Fatbardh Kadilli ishte ndër të vemtit njerëz Brenda PD-së që pas shpalljes Non Grata të Sali Berishës dhe përjashtimit nga grupi mbajti qëndrim të qartë, komentet e para ishin se ishte një zë në “shkretëtirë”.

Një qëndrim e mendim i vetmuar, që nuk duket se ka gjasa që të mbijetojë në PD-në e cila është polarizuar me Bashën e lodhur e me “Foltoren” që i vinte opozitarëve si një zgjidhje e “dhunshme” me detyrim përcaktim: O me ne ose me Lulin.

Por dalja në dritë e Kadillit me një grup njerëzish që vërtetë janë të pakënaqur me Lulzim Bashën, por që nuk përkrahin “Foltoren” që kërkon të tërheqë pas vetes çdo zë me hir a me pahir, duket se ishte realisht zhvillimi i ri.

Në atë grup që Kadilli shfaqi së bashku me IDE-në e tij dhe logjikën e shpalljes në publik, u panë disa emra të njohur brenda strukturave të PD-së deri dje, por edhe

Personazhe që njihen si opozitarë e të djathtë, që e kanë mbrojtur publikisht Partinë Demokratike, por që nuk u afruan asnjëherë si pasojë e frikës së Bashës për të hapur partinë.

Një zhvillim i qartë , i cili sipas të gjitha gjasave vjen si një panoramë plus në pamjen e sotme të lëvizjeve frenetike Brenda opozitës.

Dalja e Berishës në skenë për të rrëzuar Lulzim Bashën, fill pas përjashtimit të tij nga grupi dha një efekt të fortë: provokoi disa nga figurat që u panë si mundësi e ndryshimeve në PD. Që nga Nishani, Edith Harxhi, e deri tek Jozefina Topalli, të cilët përkrahën fort Sali Berishën e foltoren e tij, duke u kthyer në bazën e vjetër. Madje zonja Harxhi deklaroi hapur se nëse ajo zgjidhej kryetare Sali berisha do të rikthehej si anëtar i grupit parlamentar të PD-së.

Pikërisht këto qëndrime, i dhanë grupit që para zgjedhjeve për kryetar partie u shfaq si i kolauduar një goditje që e shkërmoqi atë. “Foltorja” i eklipsoi, duke i detyruar të jenë pjesë e një loje, ku zgjedhjet nuk janë të shumta, e përveç luftës me Lulzim Bashën duhej të rreshtoheshe nën “armatën e doktorit”.

Ndryshe nga e gjithë kjo, lëvizja e Fatbard Kadillit i qëndron përballë Lulzim Bashës, si një rivale, por realisht si aleate në përplasjen që kreu i PD-së ka me Sali Berishën.

Në lidhje me këtë të fundit, jo vetëm Kadilli, por edhe pjesëtarë të tjerë të grupit të tij si Ristani apo edhe Eno Bozdo së fundmi kanë qenë më të qartë se vetë Lulzim Basha.

Po a mund të ndikojë apo të ketë peshë në PD lëvizja e Kadillit? Natyrisht ai grup është më shumë një  bashkim personazh me qëndrim të përafërt, e jo zyrtarë partie që ka në dorë strukturat e PD. Ata i kontrollon Lulzim Basha që ka vulën e partisë, por edhe Sali Berisha prej influencës së tij vertikale dhe të rëndësishme.

E megjithatë, Lulzim Basha, ka mundësinë e shansin që ta nxjerrë veten nga këndi i ringut ku po synon ta vendosë “Foltorja”. Duke hapur një process politik, e o farzë zgjedhjesh të trukuara në parti. Të hapë PD-në pikërisht për debatin mbi Sali Berishën dhe betejës së tij me SHBA-në.  Politikisht, Basha e Kadilli, duket se i bashkon përveq qasjes për të zgjedhur Perëndimin përpara Berishës, edhe qëndrimi pro reformës në drejtësi.

Ndërkohë, Sali Berisha, çdo ditë ka pastime që shpreh kundërshtimin e tij të hapur ndaj të gjitha aksioneve apo edhe institucioneve të drejtësisë së re, që e quanë “reforma sorrosjane”, ndërsa Meta e cilësonte deri pak kohë më parë “Ramaforma”.

E realisht përmbajtja, e jo forma është mundësia për kohezion ndërmjet faktorëve të një gare apo zhurme frenetike që po ndodh brenda opozitës.

Më shumë se statute është thelbi i betejës politike që duhet të ndërmarrë dhe zgjedhjet që duhet përfaqësojë opozita pas ndëshkimit të Sali Berishës.

Edhe pse e kanë sulmuar njëri-tjetrin për vdekje kohët e fundit, Basha me grupin që shpalli Kadilli politikisht duket se konvergojnë më shumë se ndahen.

Ndryshe me “Foltoren”, e cila kërkon të rrëzojë Lulzim Bashën vetëm për të rikthyer Berishën brenda grupit të PD-së, dhe kundërshton si reformën në drejtësi, si paktin me PS-në për KLGJ-në, KLP-në, kreun e ri të SPAK si pasojë e mbarimit të mandatit të Krajës, apo edhe sulmit ndaj SHBA-së.

Next Post
Tragjedia në Tetovë/ Manastirliu bisedë me homologun e Maqedonisë: Të gatshëm për të ndihmuar!

Dita Botërore e Zemrës/ Ministria e Shëndetësisë: Rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e kontrolleve, shumë shpejt do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In