• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja e ish-ministrit Saimir Tahiri/ Angazhon kompani amerikane lobimi, zbuloni arsyen

by Java News
03/02/2020 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”.

Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e Tahirit është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara.

Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.

Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë Tahirin”.

Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje.

Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro. Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019, Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me burgim prej 12 vjetësh me akuzën e korrupsionit dhe trafikut të drogës, si pjesë e një grupi kriminal.

Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove./ REL

g.kosovari

Next Post
Mes Metës dhe Ruçit/ Yuri Kim: Jam e prekur nga pritja e ngrohtë në Shqipëri

Mes Metës dhe Ruçit/ Yuri Kim: Jam e prekur nga pritja e ngrohtë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

February 10, 2026
Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

February 10, 2026
Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

February 10, 2026
LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

February 10, 2026
VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In