• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Lëvizja e errët që po trondit botën:“Mos bëni më fëmijë”

by Java News
20/08/2019 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lëvizje e fuqishme botërore po ndërmerr fushata të mëdha për t’i bindur njerëzit të mos lindin më fëmijë. Ata njihen si Antinatalistët dhe kanë në krahun e tyre njerëz mjaft të fuqishëm por askush nuk e di se deri ku janë të gatshëm të arrijnë për të bindur botën për idetë e tyre.

 

Rrjeti televiziv britanik “BBC “ ka analizuar ideologjinë e tyre dhe ka intervistuar disa prej mbështetësve të kësaj lëvizjeje, për të kuptuar më mirë pasojat që mund të këtë një fushatë e tillë mbi popullsinë botërore, por edhe rrënjët e ideve të tyre.

 

Thomas, 29 vjeç, jeton në lindje të Anglisë dhe është i sigurt për një gjë: njerëzit nuk duhet të bëjnë më fëmijë dhe duhet të zhduken gradualisht. Kjo filozofi e quajtur Antinatalizëm, daton në Greqinë e lashtë dhe ka marrë së fundmi një nxitje të madhe nga mediat sociale.

 

Në Facebook dhe Reddit ka dhjetëra grupe anti-nataliste, disa me qindra mijëra anëtarë. Në Reddit, Antinatalizmi ka afro 35,000 anëtarë dhe vetëm një nga dhjetëra grupet antinataliste në Facebook ka më shumë se 6,000.

 

Ata janë të shpërndarë nëpër botë dhe kanë një larmi arsyesh për bindjet e tyre. Midis tyre janë shqetësime për trashëgiminë gjenetike, duke mos dashur që fëmijët të vuajnë nga sëmundjet dhe depresioni, mbipopullimi dhe shkatërrimi i mjedisit.

 

Edhe pse u përkasin klasave të ndryshme shoqërore, janë të bashkuar në dëshirën e tyre për të ndaluar riprodhimin e njeriut. Dhe, megjithëse kjo është një lëvizje mjaft kontraverse, disa nga pikëpamjet e tyre, veçanërisht ato për gjendjen e Tokës, janë duke zënë gjithnjë e shumë vend në diskutimet politike botërore.

 

Për shembull, edhe pse jo antinatalist, Duka i Sussex kohët e fundit deklaroi se ai dhe gruaja e tij po planifikonin të kishin maksimumi dy fëmijë, për shkak të shkatërrimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike.

 

Rrënjët filozofike

 

Thomas nuk kishte dëgjuar për antinatalizmin përpara se dikush të përdorte këtë term në disa komente në YouTube disa vjet më parë. Që atëherë, ai është bërë një anëtar aktiv i një grupi antinatalist në Facebook.

 

“Unë mendoj se është e mrekullueshme të diskutojmë për problemet e jetës reale,” thotë ai. “Ne kemi një qëllim të qartë, le të themi duam që njerëzit të zhduken dhe mos evoluojnë më ”.

 

Thomas është sterilizuar nga mjekët e Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të Britanisë të Madhe, megjithëse mjekët anglezë mund të refuzojnë të kryejnë operacionin e sterilizimit nëse besojnë se procedura nuk është në interesin më të mirë të pacientit.

 

A është kjo lëvizje e dhunshme?

 

Pavarësisht retorikës nihiliste të grupeve antinalaliste, nuk ka asnjë indikacion se ato janë një kërcënim i dhunshëm. Ata flasin për zhdukjen e qenieve njerëzore por askush në komunitetet e tyre në internet nuk po kërcënon për vrasje ose dhunë.

 

Thomas thotë se askush nga ne nuk u pyet nëse donte të vinte në jetë.

 

“Nëse secilit do ti merrej mendimi nëse donte të luante lojën e jetës, unë personalisht nuk do të kisha asnjë kundërshtim për këtë,” pranon ai. “Por ne nuk pyetemi përpara se të vijmë në jetë”.

 

Ruajtja e Tokës?

 

Argumentet e antinatalistëve vitet e fundit kanë qenë edhe mbi dëmet mjedisore dhe efektet potenciale shkatërruese të ndryshimit klimaterik.

 

Duke gjykuar nga postimet në grupet antinataliste, ka një mbivendosje të madhe midis ideve të tyre dhe aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit.

 

“Ndjej se është egoiste të kesh fëmijë në këtë kohë”, thotë Nancy një mbështetëse e të drejtave të kafshëve dhe një instruktore joge nga Filipinet. “Realiteti është që fëmijët që po lindin në këtë botë po krijojnë më shumë shkatërrim për mjedisin “.

 

Në një grup në Facebook po përhapet vazhdimisht një peticion që mbështetësit e këtij grupi shpresojnë ta dërgojnë në Kombet e Bashkuara. Ai bën thirrje për ndalimin e menjehëshëm të lindjeve në të gjithë botën ndalet tani dhe deri më tani ajo ka 27,000 nënshkrime.

 

Ideja për ndalimin e lindjes së fëmijët për të ndalur katastrofën mjedisore nuk është e re. Në Britani një organizatë mjedisore e ka propozuar këtë për vite me radhë, megjithëse ata nuk janë anti-natalistë. Në fakt, ata argumentojnë se kjo do të ishte në favor të qëndrueshmërisë së racës njerëzore dhe jo zhdukjes së saj.

 

“Qëllimi ynë është të arrijmë harmoninë midis racës njerëzore dhe planetit në të cilin jemi me fat të banojmë,” thotë Robin Maynard, drejtori i grupit. “Nëse kemi më pak fëmijë në të gjithë globin dhe familje më të vogla, ne mund të arrijmë të kemi një popullsi shumë më të qëndrueshme.”

 

Por a do të çojë rritja e popullsisë botërore domosdoshmërish në katastrofë mjedisore? Sipas ekspertes mjedisore Stephanie Hegarty, është e vështirë të thuhet, sepse e ardhmja është aq e vështirë për t’u parashikuar.

 

“Sipas parashikimeve shkencore, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe rënies së niveleve të pjellorisë, popullsia e botës ka të ngjarë të arrijë në rreth 11 miliardë për 80 vjet,” thotë ajo. ” Por ne ende nuk e dimë nëse planeti mund t’i mbajë kaq njerëz apo jo “, shton ajo.(Gazeta Si)

Next Post
Rozmarina, bima që bën mrekulli për mushkëritë, depresionin …

Rozmarina, bima që bën mrekulli për mushkëritë, depresionin …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In