Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se makina, me të cilën po lëviz këto ditë, pas kapjes së Vladimir Gjutës me pistoletë dhe mijëra euro para selisë së PS, nuk është e blinduar.
Sakaq, kreu i qeverisë u shpreh se makinën e përdor që nga viti 2009 kur ka qenë në opozitë. Ai tha se makinën ia ka sjellë vëllai që kur ishte në opozitë, nuk është e blinduar, por e certifikuar nga Garda e Republikës si e sigurtë.
Gjatë një debati me gazetaren Klodiana Lala, kryeministri Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse fluturon me “Biznes Class” drejt SHBA, ndërsa në rastet e tjera udhëton si pasagjer i zakonshëm me avion.
Pjesë nga debati
Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?
Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.
Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…
Edi Rama: Kur ju më pyesni, duhet të prisni që të jap unë përgjigjen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.
Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…
Edi Rama: Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor. /e.s/