• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A i leverdis Bashës një koalicion me LSI?

by A R
04/08/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Monika Kryemadhi hodhi një ftesë publike për Lulzim Bashën, kur foli për një front të bashkuar opozitar kundër Edi Ramës. Një mesazh i tillë është përsëritur shpesh nga ana e LSI në javët e fundit, edhe si një tentativë për të futur sadopak në mendime të “gjithëfuqishmin” Edi Rama, për atë që do të ndodhë pasi parlamenti të mblidhet në shtator. Duke u bërë gati për një sezon të fortë opozitar, LSI po tenton të tërheqë pas strategjisë së saj edhe PD, e cila nuk ka dalë ende nga tuneli i sherreve të brendshme që shkaktoi rizgjedhja e Lulzim Bashës në krye të partisë.

Në ekonominë elektorale të numrave, një afrim PD-LSI do të çimentonte në parim një situatë e cila sot është mëse e pranueshme për partinë e Metës, por totalisht negative për PD e Bashës. Sepse PD humbi plot 200 mijë vota në 25 qershor dhe kjo rrjedhje mund të lexohet fare lehtë si një apati dhe indiferencë e votuesit të djathtë. Por edhe si një flirt i përsëritur i këtyre zgjedhësve (edhe në vitin 2013), me LSI, e cila tashmë e ka kolauduar sistemin e vjeljes së votave nga parti politike që janë në vështirësi. Kjo gjendje ka prodhuar një realitet të ri numerik, tejet problematik për PD, ku në një pjesë jo të vogël të territorit, partia historike e të djathtës shqiptare nuk lufton më me PS, por me LSI. Që do të thotë se Lulzim Basha ka humbur jo vetëm kontaktin viziv që ka me vendin e parë, por sheh t’i afrohet kërcënueshëm edhe konkurenti i tretë në garë.

Nëse Basha vendos të afrohet me LSI, duhet të ketë parasysh se do ta ketë të vështirë të rikthejë në shtëpi votuesit që e kanë braktisur plot dy herë (për të mos folur për zgjedhjet lokale të 2015), duke vënë vendin e punës mbi preferencat partiake dhe simpatitë e vjetra politike. Një opozitë e fortë dhe e ndershme do të ishte përgjigja e vetme për Bashën, në kushtet kur ka përballë një shumicë solide që nuk pyet më për askënd, por edhe një opozitë konkurrente që ka treguar se i luan të gjitha lojrat e imagjinueshme për të arritur qëllimet e saj.

Natyrshëm, termi “bashkëpunim” është tejet flu dhe i papërcaktuar, sidomos kur bëhet fjalë për parti politike që kanë objektiva të ngjashme në katër vitet e ardhshme. Gjithsesi çdo forcë politike ka pigmentin e saj, rrugët dhe mjetet e saj të luftës parlamentare. Dhe në këtë aspekt, LSI dhe PD vijnë e takohen nga pikënisje të ndryshme, në sallën e Kuvendit në legjislaturën e shtatorit. Basha duhet të vendosë se sa dhe se si do t’i qëndrojë marrëveshjes së 17 majit me Ramën, kurse Kryemadhi e Vasili vijnë nga një fushatë e helmët, pas katër viteve bashkëjetesë në qeverisje. Dinamikat janë të ndryshme, edhe qasjet pritet të jenë të ndryshme. Aq më tepër që dy partitë e mëdha kanë pasur tradicionalisht mendime të ngjashme në lidhje me “partinë e mesit”. /JavaNews/

Next Post
Si ta largoni thartirën në stomak

Si ta largoni thartirën në stomak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In