Deputeti Arben Ristani, i cili është anëtar i Komisionit Parlamentar Hetimor për CEZ, i është drejtuar kreut të Kuvendit me një letër zyrtare për shkarkimin e Taulant Ballës si kryetar Komisioni. Sipas Ristanit, Balla ka konflikt interesi me dëshmitarin Berisha, ndaj edhe ai nuk mund të dëshmojë. Kështu, Berisha ishte para dy seancash në Komision dhe refuzoi të dëshmonte, pasi sipas tij kishte konflikt interesi me Ballën, pasi ka qenë në një çështje gjyqësore me të. Më poshtë është letra e Ristanit. /ma.me














