• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Vdekshmëria amtare në vend, pothuajse u përgjysmua, nga 11.8 në 2013 në 6.8 në 2015

by S M
09/12/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të OBSH-së, “Promovimi i nismave ndërsktoriale dhe ndërinstitucionale për shëndetin dhe mirëqenien në Rajonin Europian të OBSH-së”

Për herë të parë, drejtues të nivelit të lartë sektorëve të shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe arsimit nga mbi 40 vende evropiane, përfshirë edhe ekspertë nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, u mblodhën së bashku në Paris, Francë, në 7-8 dhjetor 2016 në një Konferencë të nivelit të lartë të OBSH-së, me synim rritjen e nivelit të bashkëpunimit për shëndet më të mirë dhe mirëqenie. Në këtë forum, i cili u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë të Francës, u diskutua për ndërmarrjen e hapave konkrete për adresimin e përcaktuesve socialë të shëndetit dhe fuqizimin e mbrojtjes sociale, si një mjet për të dhënë të gjithë fëmijëve fillimin më të mirë në jetë.

I ftuar për të diskutuar rreth përvojës së Shqipërisë në këtë drejtim ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i cili ishte një nga diskutantët e panelit të Sesionit II-të të Konferencës: “Mbrojtja Sociale Universale” (Universal social protection floors for better health and well-being), së bashku me Dr Martin McKee, Profesor i Shëndetit Publik në Shkollën e Londrës për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale, z. Bernd Neuendorf, Sekretari i Shtetit të Departamentit të Familjes, Fëmijëve, Rinisë, Kulturës dhe Sporit në rajonin e Rin-Vestfalisë Veriore të Gjermanisë, dhe ekspertë të tjerë.

Gjendja shëndetësore e njerëzve në Rajonin Europian të OBSH po bën hapa përpara, por jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtat shanse për rritje të shëndetshme, duke lënë pa kujdes miliona prej tyre. Në 20 nga të 28 vendet e Bashkimit Evropian, fëmijët përballen me një shkallë më të lartë rreziku të varfërisë apo përjashtimi social se sa të rriturit, duke e bërë të kështu, të domosdoshëm, nevojën e  fuqizimit të bashkëpunimit ndërsektorial ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale në Rajonin Europian të OBSH-së, për shëndet më të mirë, më të barabartë dhe rezultate të prekshem sociale për fëmijët, adoleshentët dhe familjet e tyre.

“Nëse jemi të angazhuar me të vërtetë për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, ne duhet të veprojnë së bashku dhe të veprojnë tani”, thotë Dr Zsuzsanna Jakab, Drejtore e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën. “I vetëm, sektori i shëndetësisë, nuk mund të trajtojë një gamë të plotë të politikave që krijojnë kushtet e nevojshme për rritjen e fëmijëve tanë, dhe nga ana tjetër, të ndikojnë në krijimin e shanseve për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur për ta. Tani, ne kemi një mundësi unike për të kapërcyer ato çka na ndajnë dhe për të siguruar se asnjë fëmije nuk bie në hendekun e moskujdesjes.”

Në diskutimin e tij që preku një sërë çështjesh lidhur me ndjeshmërinë e veçantë ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre, Ministri Beqaj, argumentoi se politikat e mbrojtjes sociale që ndjekin modelin progresiv me objektiv Universalizmin, sigurojnë përfitime për të gjithë, dhe sidomos për ata që kanë më shumë nevojë, duke kontribuuar për kohezionin social dhe shmagien e stigmatizimit.

Në këtë këndvështrim, kreu i shëndetësisë ofroi një pasqyrë të nismave dhe programeve të suksesshme të qeverisë shqiptare në këtë drejtim, përfshirë arritjet në luftën për mbrojtjen nga produktet e duhanit, përmirësimin e ndjeshëm qoftë përsa i përket vdekshmërisë foshnjore, – e cila është ulur nga 7.9 në 2013 në 7.1 në 2015, –  apo qoftë edhe vdekshmërinë amtare në vend, – e cila është pothuajse përgjysmuar nga 11.8 në 2013, 6.8 në 2015, ndryshimet e fundit ligjore në Kodin e Punës, të cilat sigurojnë një shkallë shumë më të lartë mbrojtje sociale dhe përkujdesjeje për nënën dhe fëmijët, programin e ndihmës ekonomike, shërbimet sociale rezidenciale, ditore e komunitare për grupet në nevojë si fëmijët, të moshuarit, viktimat e trafikimit dhe të dhunës në familje etj., dhe programin e mbështetjes së Personave më Aftësi të Kufizuara.

 

Next Post
Kosova e Shqipëria nisin diskutimet për Ligën e përbashkët Kombëtare

Kosova e Shqipëria nisin diskutimet për Ligën e përbashkët Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

June 23, 2026
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Shqiptarët meritojnë të shpërblehen me dorëheqjen tuaj! (Por harron të shpjegojë pse pranoi të jetë pjesë e qeverisjes Rama)

June 23, 2026
Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

June 23, 2026
Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

Deputeti i PS: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

June 23, 2026
Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

Prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, Trump nxjerr detaje nga negociatat

June 23, 2026
ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

June 23, 2026
Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

Dyshohen për lidhje me grupe terroriste, Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara

June 23, 2026
Protestat në Tiranë, reagon Organizata  e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

Protestat në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

June 23, 2026
“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In