• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra që “solli” kryqin protestant ndër shqiptarë

by Java News
28/08/2016 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndoshta ky fakt nuk mund të thotë gjë për shumë njerëz, por më 28 Gusht 2016 bëhen plot 200 vjet nga letra e Robert Pinkertonit (të Shoqërisë Biblike), ku interesohet për gjuhën shqipe për herë të parë.4-Robert-Pinkerton1-225x300

Në atë kohë, Shqipëria ishte e zhytur në një mjerim të tejskajshëm dhe problemi më i madh veç varfërisë s’është deri mosnjohja e kanoneve fetare, por edhe mungesa e gjuhës që i kishte bërë shumë shqiptarë të përqafonin besimin mysliman. Është kaq shqetësues ky realitet, saqë misionarët e parë të huaj e kanë përcjellë mesazhin në qarqet më të larta të protestanëve. Shqiptarët e krishterë nuk janë thjesht të kërcënuar nga Islami, por nuk dinë as doktrinën bazë të krishtërimit. Priftërinjtë vendas predikojnë në një gjuhë që edhe vetë se kuptojnë, ca më shumë populli që i ndjek. Dhe, paradoksi është se ndërsa krishtërimi ka çarë në xhungla, ndër ishuj detrash të harrruar, nuk ka “çarë” ende dot këtu në Shqipëri në mes të Evropës të sjellë në gjuhën e kombit shërbesën fetare. Shqetësimin e ngre me të drejtë Pinkerton, një misionar tejet i angazhuar në detrat Jonianë, i cili që pa e propozuar tek eprorët e vet ka ndjekur punën se cili mund ta përkthejë si vepër, kush duhet të paguajë dhe ku duhet të shpërndahet. Dhe, pa harruar edhe faktin sesi të bëjë me një problem tjetër edhe më të madh, i cili qëndron si sfinks para të gjithëve dhe lidhet me analfabetizmin në vend. “Është e vërtetë që shumica e popullit nuk di të lexojë; por, le të përmendet që kështu do të mund të kuptojnë ç’thesar i patregueshëm është një Dhiatë shqipe sikur ta merrnin atë vetëm priftërinjtë e tyre (shumica e të cilëve janë të dënuar të lexojnë në shërbesat e kishës së tyre, gjatë gjithë jetës së tyre, në një gjuhë që nuk e kuptojnë dot!).Në rast se kjo punë do të ndërmerrej, duhet të shtypet me shkronja të greqishtes, mbasi alfabeti grek, duke i shtuar vetëm pak tinguj, është më i miri për të shprehur gjuhën shqipe; dhe duke përdorur alfabetin grek, e jo atë latin, të gjithë ata që mund të lexojnë do të mund të përdornin menjëherë Dhiatën tuaj shqipe”.

Kjo letër do të niste punën e madhe të Shoqërisë Biblike me gjuhën shqipe, një vepër e jashtëzakonshme që solli më 1824 përkthimin e Ungjillit të Mateut dhe më 1827 me përkthimin e Dhiatës së Re, botime thelbësore, përkthyer mjeshtërisht nga Vangjel Meksi dhe redaktuar nga Grigor Gjirokastriti me ndihmën e Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja.

Kjo letër shënon fillimin e lëvizjes protestante ndër shqiptarët dhe përkon me përvjetorin e 500-të të Lëvizjes protestante në Europë (1517).

…

Pjesë nga letra e Robert Pinkertonit, lidhur me një Dhiatë të Re shqipe, shkruar më 28 gusht 1816

1817 Pinkerton Letter

“Pajisja e shqiptarëve, të paktën me Dhiatën e Re në gjuhën e tyre, është një objekt që e meriton në shkallën më të lartë të tërheqë vëmendjen e Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja. Ky komb zë një pjesë të madhe të Ilirikumit të lashtë dhe të Epirit, ndërsa flet një gjuhë, e cila duket se nuk ka asnjë afëri gramatikore me sllavishten, turqishten, greqishten ose latinishten. Shumica e shqiptarëve janë shpallur të krishterë dhe i përkasin kishës greke; të tjerët janë zhytur kaq thellë në padijen e parimeve bazë të krishterimit, saqë kanë përqafuar besimin mysliman. Shërbesa e tyre zhvillohet në gjuhën greke, e cila është aq e pakuptueshme për popullin, dhe madje për shumicën e priftërinjve të tyre. Ata nuk kanë ende asnjë pjesë të Fjalës së Zotit në gjuhën e tyre; nuk është llogaritur me përpikëri numri i tyre, por pranohet se mund të jenë nga 8 deri në 900.000 frymë. Pasi kam bërë shumë hetime, më del se një përkthim i Dhiatës së Re në gjuhën shqipe mund të kryhet prej një njeriu ose prej disa vetave në Ishujt Jonianë. Nga bisedat që kam patur me disa shqiptarë të zotë këtu, nuk kam dyshim se mund të gjenden atje njerëz kompetentë për këtë detyrë. Puna duhet kryer nën mbikëqyrjen e ndonjë prej peshkopëve shqiptarë më të zot dhe të respektuar; dhe shpenzimet, si për përkthimin, si për shtypjen, duhen paguar nga Shoqëria Biblike Britanike dhe për të Huaj. Ose, sikur të themelohet një shoqëri biblike në njërin prej Ishujve Jonianë, pajisja e shqiptarëve me Dhiatën e Re në gjuhën e tyre me siguri do të ishte një objekt që do të meritonte përpjekjet më të para dhe më të zellshme. Është e vërtetë që shumica e popullit nuk di të lexojë; por, le të përmendet që kështu do të mund të kuptojnë ç’thesar i patregueshëm është një Dhiatë shqipe sikur ta merrnin atë vetëm priftërinjtë e tyre (shumica e të cilëve janë të dënuar të lexojnë në shërbesat e kishës së tyre, gjatë gjithë jetës së tyre, në një gjuhë që nuk e kuptojnë dot!).Në rast se kjo punë do të ndërmerrej, duhet të shtypet me shkronja të greqishtes, mbasi alfabeti grek, duke i shtuar vetëm pak tinguj, është më i miri për të shprehur gjuhën shqipe; dhe duke përdorur alfabetin grek, e jo atë latin, të gjithë ata që mund të lexojnë do të mund të përdornin menjëherë Dhiatën tuaj shqipe.”

(Nga Annual Report of the British and Foreign Bible Society, raporti i 13-të, f. 93-94. Përkthyer nga Prof. Dr. Xhevat Lloshi në librin Përkthimi i V. Meksit dhe redaktimi i G.Gjirokastritit: 1819-1827 (Tirana: Onufri, 2012), f. 161-162. Përdorur këtu me lejen e përkthyesit).Screen-Shot-2015-03-11-at-6.06.34-AM-1024x838

Next Post
Sulmohet me granatë dore shtëpia e drejtorit të RTK-së

Sulmohet me granatë dore shtëpia e drejtorit të RTK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In