• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra për shqiptarët: Protestat e dhunshme japin idenë e gabuar se nuk jeni gati për BE

by A R
13/05/2019 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një letër të paprecedentë, eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan u janë drejtuar sot shqiptarëve në lidhje me ngjarjet e fundit.

Dy anëtarët e Parlamentit Evropian dënojnë dhunën në protestat e opozitës, ndërsa shtojnë se nuk synojnë të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, por të ruajnë arritjet e deritanishme të vendit tonë.

Fleckenstein dhe Kukan shkojnë më tej, teksa shprehen se protestat si ajo e 11 Majit po japin idenë e gabuar se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Letra e plotë:

Një thirrje evropiane dhe ndër-partizane për qytetarët shqiptarë

Të dashur Miq,

Ne, si anëtarë të Parlamentit Evropian kemi mbështetur prej vitesh procesin e integrimit te Shqipërisë në BE dhe përparimin e vendit në reformat përkatëse. Ne jemi miq të Shqipërisë dhe jemi të bindur qe vendi juaj ofron një vlere te shtuar për Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE edhe në të ardhmen. Por me shqetësim të madh kemi parë imazhet e dhunës në Tiranë të shtunën e kaluar, më 11 maj.

E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument te ligjshëm. Ne, deputetët e Parlamentit Evropian, anëtare te familjeve të ndryshme politike evropiane, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat e lajmëruara për ditët e ardhshme në Tiranë, të përmbahen nga të gjitha format e dhunës dhe të qëndrojnë larg nga ngjarje të dhunshme. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.

Si deputetë të Parlamentit Evropian, ne nuk synojmë interferimin ne ngjarjet ne vend.

Duam thjesht t’ju kujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, procedurat ligjore, zgjedhjet e lira dhe të drejta – janë rruga e vetme përmes te cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhe sfidat serioze që përjeton.

Detyra jonë si deputetë të Parlamentit Evropian është të inkurajojmë përparimin e bërë nga

Shqipëria dhe të mbështesim vendin në rrugën e tij drejt integrimit evropian. Për ketë arsye, e ndjejmë te nevojshme për t’ju drejtuar juve, qytetarëve shqiptarë. Prandaj, kemi besim dhe presim nga ju, nga qytetarët shqiptare dhe nga shoqëria civile qe te punojmë se bashku për të çuar përpara qëllimin tone të përbashkët.

Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti. Qytetarë te Shqipërisë dhe anëtare te shoqërisë civile: Si miq të Shqipërisë dhe përkrahës të integrimit te saj në BE, ju bëjmë thirrje të bëheni pjese e zgjidhjes dhe te jepni kontributin tuaj për te ndaluar dhunën. Është koha e duhur për ti dërgoni botes një mesazh të qartë se Shqipëria dhe shqiptaret janë te afte për t’i zgjidhur konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Juaji sinqerisht,

Knut Fleckenstein, eurodeputeti, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, raportuesi i PE për Shqipërinë

Eduard Kukan, eurodeputeti, Partia Popullore Evropiane në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punës së Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor

Next Post
Mes “armikut” Perëndim dhe mikut Luli+Mona+Ilir!

"Opozita nuk po godet qeverinë, por Europën dhe Kombin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com