• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra për emërimet politike e PD/ Balla: Shpifje, letra është shkruar në SHQUP

by A R
15/12/2015 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të një letre nga ana e deputetit Arben Ristani, se në drejtorinë e burgjeve ka emërime politike, ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla, duke e cilësuar si një shpifje e fabrikuar në SHQUP. Socialisti tha se letra e publikuar nga PD faktiskisht është fabrikuar tek SHQUP nga vetë ajo. Sipas Ballës tek PD është ngritur një departament i veçantë që meret pikërisht me “fabrikimin e korrespondecave” mes zyrtarëve të shtetit.

Duke ironizuar Partinë Demokratike edhe socialistët kanë “publikuar” një letër sekrete që Arben Risatni i ka çuar Sali Berishës.

206153

Deklaratë për media e deputetit Taulant Balla:

Po ju paraqesim këtu një email që Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani i dërgon ish Kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zoti Ristani shpreh këtë konsiderate për Kryetarin aktual Lulzim Basha:

I dashur Doktor,

Protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në Partinë Demokratike të lutem të marrësh situatën në kontroll.

Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani edhe Ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit e PD, të marrim pak kurajo dhe guxim.

Juaji përjetësisht,

Arben Ristani

Pavarësisht se kjo letër nuk është e vërtetë, e vërteta është se të gjithë në Shqup mendojnë kështu. Por këto janë punët e Shqupit, me të cilat ne as që duam të merremi.

Arsyeja përse e nxorëm këtë letër të sajuar është për t’i treguar publikut se sa e thjeshtë është të shkruash një trillim në kompjuter e ta printosh në një fletë të bardhë.

Por a është normale kjo?

A është normale të gënjesh e të mashtrosh shqiptarët kaq hapur, vetëm e vetëm për përfitime politike të një grushti njerëzish?

Imagjinoni sikur të gjithë të ishim njësoj si Luli, Saliu, Paloka e Ristani dhe çdo ditë të dilnim në media e të shpifnim, pa asnjë fakt, ose me fakte të fabrikuara si kjo letër e sotmja, dhe të hidhnim të gjithë baltë e të kriminalizonim njëri tjetrin.

Fatkeqësisht, Saliu dhe Luli kanë plotë 25 vjetë që vetëm këtë bëjnë. Shpifin e shpifin me shpresën se diçka do të mbetet.

Falsifikojnë dhe fabrikojnë fakte me shpresën e balta do të nxijë kundërshtarin. Por fatmirësisht, nuk jemi të gjithë njësoj.

Letra që zoti Ristani pretendon se është dërguar nga zv. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve tek Kryeministri është shpifja e radhës e Shqup.

Ajo letër nuk ekziston, por është shtypur në kompjuter në zyrat e Partisë Demokratike. Fatkeqësisht, në Shqup është krijuar një departament i veçantë i fabrikimit të dokumentave, letrave dhe emaileve. Kaq poshtë ka rënë opozita e sotme.

Ajo letër është po aq e vërtetë sa edhe kjo letra, që unë paraqita përpara jush sot. Dhe kjo është e turpshme.

Është i turpshëm niveli ku ka arritur Partia Demokratike. Të gënjeje dhe shpife, të fabrikojë letra të paqena dhe të falsifikojë korrespondenca mes zyrtarëve të lartë të shtetit, nuk është vetëm papërgjegjshmëri. Kjo është kriminale.

Next Post

Kjo është braziliania më e bukur në planet (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In