• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

LETRA/ Obama: “Ne” është fjala jonë më e fuqishme në Amerikë

by Java News
19/01/2017 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kur i kanë mbetur edhe vetëm pak orë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barack Obama gjeti kohën t’i drejtohej për herë të fundit popullit amerikan. Në një letër dërguar sot në mëngjes (sipas orës së Uashingtonit) kontakteve në listën e emailit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i falënderoi të gjithë për përkrahjen e tyre dhe për gjithçka që ata i kanë mësuar në tetë vitet e fundit.

Letra është pa dyshim emocionuese, sidomos për ata që do ta ndjejnë shumë mungesën e tij e të Michelle, Sasha e Malia në Shtëpinë e Bardhë.

Më poshtë është teksti i plotë i letrës:

Të dashur amerikanë,

Është bërë traditë e vjetër për presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara  që t’i lërë një letër nisjeje në Zyrën Ovale amerikanit të zgjedhur për të zënë vendin e tij. Është një letër që synon të ndajë atë çka dimë, çka kemi mësuar dhe çka mund t’i ofrojmë sadopak pasuesit tonë  për ta ndihmuar të mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë që vjen bashkë me postin më të lartë në vendin tonë dhe me udhëheqjen e botës së lirë.

Por, para se t’i shkruaja letrën time presidentit të 45-të, doja të thosha një falënderim të fundit për nderin që pata duke shërbyer si i presidenti juaj i 44-t. Sepse gjithçka që kam mësuar gjatë kohës në detyrë e kam mësuar prej jush. Ju më bëtë një president më të mirë, ju më bëtë njeri më të mirë.

Gjatë këtyre tetë vjetëve, ju keni qenë burimi i mirësisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës nga të cilat kam marrë forcë.  Kam parë fqinjë dhe komunitete që kujdeseshin për njëri-tjetrin gjatë krizës më të rëndë ekonomike që kemi parë në jetën tonë. Kam vajtuar me familjet në zi që kërkonin përgjigje dhe gjetën mirësi në një kishë në Charleston.

Kam marrë zemër nga shpresa e të diplomuarve të rinj dhe oficerëve më të rinj. Kam parë shkencëtarët tanë të ndihmonin një të paralizuar të rifitonte ndjesinë e të prekurit dhe luftëtarë të plagosur të konsideruar të vdekur të ecnin përsëri. Kam parë amerikanë, jeta e të cilëve është shpëtuar për shkak  se më në fund arritën të kishin kujdes mjekësor dhe familje jeta e të cilave ka ndryshuar për shkak se martesat e tyre njihen si të barabarta me tonën. Kam parë më të rinjtë e fëmijëve që na kujtonin, përmes veprimeve dhe mirësisë së tyre, detyrimin për t’u kujdesur për refugjatët, apo punën që duhet të bëjmë për paqen, mbi të gjitha kujdesin që duhet të kemi për njëri-tjetrin.

Kam parë te ti, popull amerikan, në moralin tënd, vendosmëri, shpirt të dashur e mirësi. Dhe në aktet e përditshëm të qytetarisë kam parë tek shpaloset të ardhmen tonë. Të gjithë ne, pavarësisht partisë, duhet t’i futemi kësaj pune, punës së gëzueshme të qytetarisë. Jo vetëm kur ka zgjedhje, jo vetëm kur në lojë është interesi ynë i ngushtë, por gjatë gjithë jetës.

Do të jem aty me ju në çdo hap të rrugës.

Dhe kur hapi i progresit të duket i ngadaltë, kujtoni: Amerika nuk është projekti i një personi të vetëm. Fjala më e fuqishme në demokracinë tonë është “Ne”. “Ne, Populli”. “Ne do ta kapërcejmë”.

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Parkon makinën gabim, i jep 10 mijë lekë policit, por prangoset me akuzën për ryshfet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In