• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra/ Nishani uron Trump: Lidhjet mes dy vendeve tona do të forcohen më tej

by Java News
10/11/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bujar Nishani ka dërguar një mesazh drejtuar presidentit të sapozgjedhur Donald Trump. Duke e uruar për fitoren, Nishani ka shtuar se beson që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të zhvillohen edhe më tej, në të mirë të dy popujve.


“I nderuar Zoti President i Zgjedhur,

Zgjedhja Juaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira për fitoren tuaj historike.

Më lejoni, Zoti Trump që me këtë rast, të shpreh besimin tim, se niveli i shkëlqyer dhe lidhjet e forcuara në vazhdimësi që kanë karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të pasurohen dhe do të zhvillohen më tej, në të mirë të dy popujve tanë miq.

Shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe, veçanërisht në momentet tona historike më të vështira, si edhe për inkurajimin e vazhdueshëm për forcimin e demokracisë në vend dhe zhvillimit të tij. Ndaj dhe dëshiroj t’Ju siguroj, Zoti President, për miqësinë e pakushtëzuar të popullit shqiptar, i cili ka parë të mishëruar ndër vite te kombi i madh amerikan vlerat e respektimit të lirisë e të demokracisë si dhe ‘ëndrrën amerikane’, simbolin universal të mundësive dhe realizimeve pakufi.

Duke Ju uruar edhe një herë fat të mbarë dhe suksese në misionin tuaj të rëndësishëm dhe me përshëndetjet më të ngrohta e miqësore, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, shkruhet në mesazhin e urimit të presidentit Nishani./java/a.k

Next Post
Kryeredaktori i Nedeljenik: Pse Trump tërhoqi intervistën nga gazeta serbe

"Me fitoren e Trump, reforma në drejtësi jo më prioritet i SHBA në Shqipëri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com