• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra nga brezi i humbur

by
01/08/2015 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letra nga brezi i humbur

“Nuk ka asgjë të lavdishme në një llogore lufte”.

Letra nga brezi i humbur është një përmbledhje korrespondence mes shkrimtares dhe humanistes angleze Vera Brittain dhe të fejuarit të saj Roland Leighton, të vëllait Eduard Brittain dhe dy miqve të tyre, të gjithë të vrarë në llogoret e Luftës së Parë Botërore. Në korrespondencën 5-vjeçare ndihet se si lufta i ndryshon njerëzit; dy 19-vjeçarë në fillim të luftës që ndryshojnë plotësisht në një periudhë të shkurtër kohe. 
Në fillim të luftës, në letrat që i shkruante Verës, Rolandi patriot dhe idealist shkruan se nuk ka gjë më fisnike sesa të luftosh për vendin; pas muajsh të tërë në front, duke u bërë dëshmitar i terrorit, Rolandi shkruan: “Nuk ka asgjë të lavdishme në një llogore lufte”.

Copëza nga letrat:

“Dje, në listat e të vrarëve në luftë, pashë emrin e dikujt me të cilin kam marrë mësime drame; një ditë më parë pashë emrin e një djali me të cilin kam luajtur shpesh tenis. Më duket sikur shumë shpejt nuk do të më mbeten më të njohur, për të mos folur për miqtë. Në kolegj, njerëzit nuk janë shumë të përfshirë nga lufta. Megjithatë, një vajzë që e njoh mirë sot u largua pasi mori vesh se i vëllai ishte vrarë në Dardanele…”.
(Vera për Rolandin, 1915)

“Pasditja e sotme është ngrohur nga rrezet e verës që po na lë. Dielli ende shkëlqen dhe deti është gati në jeshil. Është mëkat të vrasësh në një ditë të bukur si kjo! Po ta mendosh mirë, është mëkat të vrasësh njerëz në çfarëdo dite, por opinionet – përfshirë të miat – ndryshojnë sa i përket kësaj çështjeje. 
(Rolandi për Verën, 1915)

“Opinioni publik e ka kthyer në virtyt për ne gratë të pranojmë largimin tuaj drejt rajoneve ku, me siguri, ju masakrojnë më mizorisht se kafshët. Kjo, besoj, është “bukuria” që gjendet te lufta! Për mendjet e shëndosha, duket më shumë si një arsye për të përfshirë gjysmën e kombit në një çmendinë kriminale”.
(Vera për Rolandin, 1915)

“Sot sollën gjërat personale të Rolandit. Ishin rrobat e tij, ato me të cilat erdhi në shtëpi herën e fundit që ishte me leje, ato që kishte në trup kur u qëllua… Të gjitha ishte të zhgërryera me baltë. Jam e lumtur që as ti dhe as Viktori nuk ishit këtu për t’i parë; do të ishit tronditur nga horrori i luftës pa lavdi. Ato rroba vinin erë vdekje. Balta e Francës që i kishte mbuluar nuk është baltë e zakonshme. As varret dhe katakombet e Romës nuk do të më bënin ta kuptoja vdekjen, çmendurinë, hipokrizinë e luftës sa ato rroba të hedhura në mes të dhomës”. 
(Vera për të vëllain, 1916).

Përktheu: Elona Qose – Bota.al

Next Post

Raporti/ Si është të jetosh në pesë vendet më të lumtura të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In