• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra/ Manipulim votash edhe në Universitete, kandidati fitues te Filologjiku ankohet te Rama e Nikolla

by Java News
10/12/2017 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, i cili ishte kandidat për postin e dekanit të fakultetit dhe u shpall fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga Komisioni i Zgjedhjeve në FHF, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla, me një letër ku thuhet se duhet të vihen në dijeni “të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar”.

LEXOJENI TË PLOTË LETRËN:

Letër drejtuar Ministres së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë
Znj. Lindita Nikolla

Për dijeni zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
E nderuar Zonja Ministre,

Unë që po ju shkruaj jam Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, kandidat për postin e dekanit të fakultetit, i shpallur fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga KZF (Komisioni i Zgjedhjeve në FHF).

Po Ju drejtohem për t’ju vënë në dijeni të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar.

Kur vendosa të futem në garë, mendova se po hyj në një proces të ndershëm zgjedhor universitar, i bindur se pedagogët dhe studentët meritojnë standarde zgjedhore të larta dhe një proces që do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen e institucionet tonë arsimor. Bëra një garë të ndershme i bindur se institucionet që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve.

Fatkeqësisht këto institucione nuk e bënë një gjë të tillë. Si KZF ashtu edhe KIZ (Komisioni Institucional zgjedhor) u përfshinë në tentativën për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve që pa nisur procesi. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Gjatë zgjedhjeve përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme. I njëjti komision largoi në kundërshtim me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin tim, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësuesve të Forumit për Autonominë Universitare dhe Liritë Akadamike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrotje të votës së kolegëve dhe studentëve.

Pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ si gjithnjë konseguente në përjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregulloren e Zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.

E nderuara ministre. Duke besuar plotësisht në ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë Tuaj në garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve, Ju lutem ndërhyni që të paktën në univeristet të mos përhapet dukuria e shkatërrimit të procesit zgjedhor.

Me konsideratën më të lartë
Prof. Dr. Sabri Laçi

Next Post
‘Iraku është plotësisht i çliruar’, festohet fitorja kundër ISIS

'Iraku është plotësisht i çliruar', festohet fitorja kundër ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

February 15, 2026
Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

Më 19 shkurt në Uashington, Rama firmos ndryshimet ligjore: Gjyqësori s’mund të pezullojë një ministër

February 15, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Xhelil Gjoni

February 15, 2026
“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

“Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua!”, flet aktorja që paditi “Diellën” për imazhin

February 15, 2026
Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

February 15, 2026
Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In