• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Letra/ Hetuesit britanikë nuk duan të përfshihen në rastin e Astrit Deharit

by Java News
22/11/2016 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O’Connell i ka kthyer përgjigje Ministres së Drejtësisë rreth kërkesës së saj që policia britanike “Scotland Yard” të përfshihet në rastin Dehari për të kryer hetime. Gazeta Express ka siguruar të plotë letrën ku diplomati britanik shpjegon se përfshirja e policisë së vendit të tij në këtë rast është e papërshtatshme. Ndërkohë që, ka këshilluar që rasti të hetohet në bashkëpunim të plotë me EULEX’in.

Në letrën e tij, O’Connell ka shkruar se në këtë fazë është e rëndësishme që strukturat e Kosovës të merren me hetime të këtyre rasteve, pavarësisht se sa sensitive janë ato.

“I kuptoj ndjeshmëritë që e rrethojnë vdekjen tragjike të z.Dehari. Secila vdekje në paraburgim, që fatkeqësisht ndodhin kudo në botë, meriton hetim të kujdesshëm. Kjo është më se e vërtetë kur rasti përfshin një të burgosur të profilit të lartë dhe një aktivist politik. Mendoj se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të kryjenë secilin hetim dhe rishqyrtim në mënyrë të plotë dhe të paanshme, duke sjellë transparencë për familjen dhe publikun. Dua t’ju inkurajojë që të punoni ngushtë me EULEX’in, involvimi i të cilit mund të sjellë një shkallë sigurie se rasti po trajtohet profesionalisht” ka shkruar O’Connell.

Më pas, Ambasadori Britanik ka shkruar se ky rast demonstron nevojën për reforma urgjente në sundimin e ligjit për ta kthyer besimin e publikut në sistem, ndërkohë që ka theksuar se vlerëson përpjekjet që po bëhen për reforma.

“Shpresoj se  njerëzit do ta vlerësojnë rastin në bazë të fakteve të nxjerra nga hetimet dhe që autoritetet e Kosovës konkluzionet që dalin nga hetimet për të parandaluar ndonjë tragjedi të ngjashme” ka shkruar O’Connell.

Më poshtë po e sjellim të plotë letrën që e ka siguruar Gazeta Express.

Next Post
Akuzat e PD, Nikolla: Ka perënduar koha kur kërcënoheshin mësuesit për vota

U sulmua me salcë, Nikolla: E përjetova "jo personalisht, por seriozisht", Mirela do e kuptojë fajin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In