• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Letra erdhi nga burgu i Fushë Krujës”/ Artan Hoxha: Përveç letrës, gjyqtaren e kërcënoi edhe një prokuror

by Java News
22/01/2024 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje nga kërcënimi i gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila mori një letër ku thuhej “Keni dy fëmijë, mendoni për ta”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se përveç kësaj letre, ndaj gjyqtares ka patur kërcënime edhe nga një prokuror.

“Gjyqtares i ka shkuar një letër, që ka sipër pullën postare dhe vulën e burgut të Fushë Krujës. Pra ka ardhur nga burgu i Fushë Krujës.

Ajo e ka hapru letrën ditën e shtunë dhe ka gjetur këtë tekst.

Ajo është shqetësuar dhe i është drejtuar policisë.

I është ofruar mbrojtje fillimisht nga Polica dhe më pas nga KLGJ dhe është në ruajtje për 3 muaj. Një reparti i njohur me emrin RESI.

Kësaj i ka ardhur letra të shtunën. Ndërkohë javën e kaluar është vënë në dijeni nga kancelari i gjykatës, se një prokuror e ka marrë kancelaren dhe e ka kërcënuar me jetë dhe i ka thënë edhe filanen, prokuroren do ta vras. Kjo bisedë është e regjistruar.

Kancelarja e ka njoftuar gjyqtaren dhe i ka treguar bisedën.

Kancelari e ka regjistruar dhe e ka vënë në dijeni, ka bërë edhe kallëzim për Prokurorin e shkallës së parë në Tiranë.

Gjyqtarja pasi është vënë në dijeni, e ka thirrur prokurorin dhe ai i është justifikuar, i ka thënë nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale, kam qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe kjo nuk ka bërë kallëzim.

Kur ka bërë pastaj kallëzim për kërcënimin, gjyqtarja ka shtuar edhe kërcënimin e prokurorit.

A është marrë në mbrojtje? Kjo është një çështje që tashmë është marrë nën hetim. Nuk duket çështje shakaje. Sa serioz është ky kërcënim? Çfarë çështjesh ka patur kjo gjyqtare? Ka edhe çështje me trafikanë droge.

Si garantohet mbrojtja? Policia merr në mbrojtje banesën, bën mbrojtje fizike të familjarëve. Shikohen të gjithë elementet. Sot është dhënë mbrojtje tre mujore dhe do të vlerësohet sërish.

A janë të kërcënuar njerëzit e sistemit të drejtësisë?

Kemi të vrarë nja 230 policë, kemi një gjyqtar, që nuk është vrarë për shkak të punës dhe prokurorin Arjan Ndoji.

A kemi kërcënime? Po kemi dhe do të rriten, sa më shumë çështje të mëdha të shkojnë për gjykim.

Gjatë kohëve të fundit, në këtë moment, janë nën mbrojtje nga struktura e posaçme, 23 prokurorë dhe gjyqtarë, për shkak të kërcënimeve dhe vlerësimit që këto kërcënime janë serioze. Kemi tre drejtues policie që janë gjithashtu në mbrojtje”, tha Hoxha./m.j

Next Post
‘Playback në stadium. Wow çfarë arti’? Zhaku kapet me koncertin e Elvanës, por pendohet shpejt, postimi që u fshi

"Maja e ajzbergut..."/ Zhaklina: Ka grupime që trafikojnë vajzat shqiptare. Po u ofrojnë martesa në Lindjen e Mesme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com