• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra emocionuese e mësueses së 13 vjeçarit egjiptian që humbi jetën në Tiranë

by A R
06/09/2016 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë  më parë, një 13-vjeçar me origjinë egjiptiane humbi jetën pasi ra nga një lartësi e madhe në pallatin ku banonte, ngjarje e ndodhur në Tiranë.

Fjala është për Jusuf Hussein, familja e së cilit kishte vite që ishte vendosur në Shqipëri, ku i ati jepte mësimin e gjuhës arabe në Katar Center.

E një prej mësueseve në shkollën ku ai mësonte, e ka lehtësuar paksa barrën e rëndë të dhimbjes për humbjen e jetës të nxënësit të saj duke i shkruar një letër.

Një letër e rrallë, e ndjerë, aq e përshpirtshme deri në rrënqethje…

 

Ti ishe i brishtë, i ëmbël, ende i parritur, i vogli Jo Jo

Sa herë unë fshija lotët e tu, e sot janë lotët e mi që nuk rreshtin për ty.

Ke qenë nxënësi im, por jo në kuptimin universal të kësaj fjale. Nxënësi mëson te ty. Ai është mik, shok, ai pret nga sytë e tu. E ti s’mundesh kurrë t’i zhgënjesh ata sy. Sepse në sytë e tyre ti je e madhe në të gjitha dimensionet e kësaj fjale. Ata rriten me imazhin e një mësuesi në sy, e nuk të harrojnë kurrë. E sot unë jam ajo që kujtoj detaje nga ty. A ka lot që i fshin ato kujtime, kur ti vije dhe më kërkojë mbështetje dhe vëmendje.

Ishe vetëm 13 vjeç dhe udhëtove pranë Zotit tënd Mëshirues e të Gjithëmëshirshëm.

S’është sot koha për të menduar se masat e sigurisë së ndërtimit, të rrezikuan dhe të morën ty më të shtrenjtën dhuratë, jetën. 

Më e rënda tashmë është që ti s’do të jesh më me çantën tënde trend, për të nisur këtë start. Askush s’do mund ta thërras më emrin tënd në një apel. Vetëm melekët do të munden.

E këtu duhet të ndalem e të mendoj se ne s’jemi as edhe një gjë. Ne jemi krijesa të cilat i rikthehen të madhit Krijues. Por Zoti mes nesh hodhi mëshirën dhe gjuha e saj sot ishte vetëm loti.

“O Zysh!”, e s’dua të kujtoj më detaje nga zëri jot i ëmbël, o çamarroku i vogël.

Sot s’je ti, nesër nuk do të jem unë dhe pasnesër dikush tjetër, por një gjë ka shumë rëndësi, thelbi vdekatar i qenies njerëzore.

“Të Allahut jemi te Allahu shkojmë,” e lotët e durimit përshkonin faqet e të ëmblës nënës tënde. Motër Arta të quante princ, sepse i tillë je ti për zemrën e saj o vogëlush. Ti ishe Jo Jo-ja i saj dhe do mbetesh i tillë përjetë. S’dua të mendoj për vëllain dhe babain, ata humbën mikun më të mirë që patën. Ti do të rriteshe në shembullin e tyre.

Vogëlushi me biçikletë s’do t’i hiqet nga sytë as fqinjëve të tu, të cilët ti i përshëndetje i buzëqeshur.

Ti nuk je më, e llogaria jote tashmë u mbyll, por duatë e mija dhe të gjithë atyre që ti i bëre të të duan, do të të ndjekin kudo.

I bëj thirrje kujtdo që mundet të shpëtojë jetë ju lutem ndërtoni në mënyrë të sigurtë, ju lutem. Jo sepse ky ishte Jusufi ynë, por sepse s’duhet të ketë më të tilla fatkeqësi fatale që sjellin zemër dhembje, për mungesën e pak më shumë përkujdesje.

Tashmë po mbetem me kujtimet të cilat të ndjekin edhe pse ecën përpara, ato do të jenë aty në çdo zemër, derisa trupi të ketë frymë.

Nga mësuesja jote, Entela Hidri

/tesheshi.com/

Next Post
“Sëmundjet mendore stigmatizohen nga shqiptarët”

"Sëmundjet mendore stigmatizohen nga shqiptarët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com