• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

LETRA e rrallë/ Ja çfarë i shkruante Nënë Tereza Ramiz Alisë pas vizitës në Shqipëri

by A R
27/08/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori, Përparim Kabo ka postuar sot në profilin e tij në Facebook, një letër të Nënë Terezës, drejtuar ish presidentit të vendit, Ramizë Alisë ku dhe i shpreh disa kërkesa.

Letra është e shkruajuar në gjuhën angleze dhe mban firmën e nënë Terezës. “Letra e Nene Terezës drejtuar Ramiz Alise…me shkrim dore prej dorës se saj”, shkruan Kabo në profilin e tij në Facebook.

Kjo letër që shihni dhe në fotot që ka publikuar Profesor Kabo, është një kopje e letrës së Nënë Terezës. Është shkruar më 16 gusht 1989, dhe i drejtohet Ramiz Alisë, Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri (në “vendin tim”). Ajo shprehimisht shkruan: “Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (…), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim”. Kjo shprehje tregon dashurinë e madhe që kishte e Lumnuemja Nëna Terezë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Letra tregon qartë për emocionet e mëdha të cilat ende nuk janë shuar pas kësaj vizite dhe ato janë pasqyrim i mallit e dashurisë, respektit dhe nderit që ajo ndjente thellësisht në shpirt për popullin e saj dhe familjen e saj që i përkiste këtij populli.

Në vijim, Nënë Tereza i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe, z. Ramiz Alia, që të sjellë në Shqipëri “motrat e mia, Misionaret e Bamirësisë”, të cilat ndodhen në shumë vende të ndryshme të botës. Është shumë domethënëse shprehja e saj “kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike”, duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t’u ndihmuar “pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria”.

Ndërsa në fund me çiltërsi dhe sinqeritet të madh i shkruan “Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri” një fjali e cila edhe sot ruan aktualitetin dhe paraqet virtytin e lartë njerëzor që e karakterizoi tërë jetën këtë bamirëse të madhe: “Unë nuk kam as ar e as argjend, por juve do t’ju jap motrat”. Menjëherë pas kësaj letre autograf të Nënë Terezës pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, e shkruan më 2 shtator 1989. Letra është e daktilografuar, po në fund, në anën e majtë mban firmën origjinale autografe të Ramiz Alisë. Në këtë përgjigje, presidenti Alia i shkruan me një ton dashamirës duke i kujtuar se “Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë ‘besën’ të varfërve”, gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse. Por njëkohësisht, duke i rikujtuar se e mirëkupton dëshirën e saj për të pasur motrat në Shqipëri, ai e refuzon kërkesën e saj duke u shprehur se “shqetësimi i juaj për njerëzit e varfër përbën detyrën humane e patriotike të mijëra e mijëra djem e vajzave të popullit tonë, që si mjekë e infermierë (…) i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë”. Një përgjigje e tillë ishte refuzuese për pranimin e “Misionareve të Bamirësisë” në Shqipërinë e asaj kohe.

Next Post
VIDEO/ Përfundon në barazim supersfida Totenham-Liverpool

VIDEO/ Përfundon në barazim supersfida Totenham-Liverpool

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In