• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra e plotë/ Voltana Ademi: Pse nuk mora pjesë në takimin me Ramën

by
06/07/2015 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e re e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përmes një letre drejtuar kabinetit të Kryeministrit Edi Rama ka ka sqaruar se përse nuk mori pjesë në takimin e organizuar nga shefi i qeverisë sot me 61 kryetarët e rinj të bashkive.

Siç thotë në letër, Ademi thekson se është e gatshme të marrë pjesë me përgjegjësi dhe seriozitet në të gjitha takimet që në fokus të tyre kanë interesat e qytetarëve që e zgjodhën më 21 qershor.

Megjithatë ajo shton se KQZ akoma nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet e votimit për zgjedhjet vendore 2015. Sipas Ademit, ftesat e bëra nga kryeministri duhet të jenë të protokolluara dhe me axhendë të mirëpërcaktuar, siç i takon një komunikimi ndër-institucional, dhe çka sipas saj nuk ishte në rastin konkret

Ajo ka kërkuar që ftesa të mos i shkojë vetëm përmes e mailit, por edhe e protokolluar dhe bashkangjitur saj detajet e axhendës së takimit e çështjeve për diskutim.

Letra e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi

I nderuar Z. Frashëri

Në respekt të qytetarëve të Shkodrës të cilëve do t’u shërbej për vitet e ardhshme, jam e gatshme të marr pjesë me përgjegjësi dhe seriozitet në të gjitha takimet që në fokus të tyre kanë interesat e qytetarëve që më votëbesuan më 21 Qershor. Ndërkohë sjell në vëmendjen tuaj që KQZ akoma nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet e votimit për zgjedhjet vendore 2015. Unë kërkoj të ndërtojmë dhe mbajmë një marrëdhënie korrekte dhe zyrtare me institucionin e Kryeministrit.

Për këtë arsye, në bazë të të gjitha rregullave protokollare, të komunikimit formal zyrtar, kërkoj nga ana juaj që ftesat të jenë të protokolluara dhe të detajuara përsa i përket axhendës së takimit dhe çështjeve për diskutim. Çdo formë tjetër kërkese, e pa protokolluar dhe pa një axhendë të specifikuar qartë do të shkaktonte keqkuptime të pa nevojshme e të dëmshme për një raport korrekt ndër – institucional.

Disa nga problemet madhore me të cilat aktualisht dhe menjeherë përballemi në nivel vendor, lidhen me mungesën e një kuadri të qartë e të plotë normativ e procedurial për kalimin nga një sistem menaxhimi me disa njësi vendore në një Bashki. Përkundër kërkesës së vonuar nga ana juaj për shkëmbimin e pikpamjeve, në kushtet aktuale, ajo çfarë është bërë emergjente, është nevoja për përcaktimin dhe drejtimin e procesit të kalimit të administrimit vendor, që duhet të kryhet me përgjegjësi nga ana e Qeverisë.

Disa nga pyetjet dhe problemet që duhet të marrin përgjigje të shpejtë janë:

1. Cilat janë aktet normative, procedurat dhe rregulloret që do të duhej të ishin tashmë të gatshme për zbatim, bazë për fillimin e punës në administrimin vendor, pas ndarjes territoriale?

2. Cilat janë financat dhe mënyra e ndarjes së tyre sipas bashkive të reja në periudhën në vazhdim?

3. Si do të realizohet plotësimi i nevojës së qytetarëve për shërbime publike në vazhdim dhe pa ndërprerje, nderkohë që sot të gjitha ish-njësitë vendore nuk kanë në dispozicion fonde dhe në bazë të urdhëresave nuk mund të ofrojnë apo kryejnë asnjë shërbim, qoftë edhe administrativ për shkak të bllokimit dhe heqjes së fondeve për përdorim?

4. Si do të shpërndahet fondi prej 20 milion dollarë investime në 61 bashkitë e reja për periudhën në vazhdim?

5. Cila do të jetë marëdhënia me agjensitë e dekoncentruara, me institucionin e Qarkut dhe Institucionin e Prefektit? 6. etj, etj.. Shpresoj që takimi të përmbajë një axhendë të qartë për diskutim. Me mirëkuptimin tuaj mbetem në pritje.

Faleminderit Voltana ADEMI

Next Post

Zyrtare: Pirlo transferohet te New York City

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In