• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Letra e plotë e Milan Radoiçiç, ja si u përpoq të ruante Serbinë

by A M
29/09/2023 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milan Radoiçiç ka pranuar sot pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator.

Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi, Radoiçiç, pranon se është personi që ka kryer përgatitjet logjistike për ngjarjet në Veriun e Kosovës, por mohon çdo përfshirje të institucioneve në Beograd në planin e përgatitur prej tij.

Ai ka deklaruar se arsyeja për armatimin e grumbulluar është nisja e rezistencës ndaj terrorit të asaj që ai e cilëson si regjimi i kryeministrit Kurti.

Letra e plotë e Milan Radoiçiç

Unë Milan Radoiçiç, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë, për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës, në zonën e fshatit Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për t’u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit të këtillë çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës. Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik. Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb. Megjithatë, ky lloj qetësimi i situatës nga ana jonë nuk është kuptuar nga ana tjetër si vullnet i mirë dhe krijim i kushteve por, si dobësi, si rrjedhojë e kësaj nga dita në ditë janë fuqizuar aktivitetet e forcave të Kurtit të cilat kanë okupuar padrejtësisht veriun e Kosmetit në kontekstin e rrahjes, shtënies në civilë arrestimet të paarsyeshme, frikësimin e popullit serb e të tjera. Thjesht të gjitha këto metoda të rezistencës të cilat janë implementuar deri më tani nuk kanë ofruar asnjë lloj përmirësimi të jetës së popullit serb por ka ndodhur e kundërta, rritjen e brutalitetit të regjimit të Kurtit. Në këtë atmosferë unë kam marrë vendim të bëj këtë akt të them se Kosova janë vendi im, shtëpia ime, pjesë përbërëse e shtetit tim Republikës së Serbisë po merret me dhunë ndërsa populli serb dëbohet me qëllim përfundimtar që Kosova të pastrohet tërësisht nga populli serb. Ishim të shtyrë të ndalim dëbimin e popullit serb dhe të mbrojmë jetët e familjeve dhe bashkëqytetarëve tanë dhe njëkohësisht të tërheqim vërejtjen regjimit në Prishtinë, bashkësisë ndërkombëtare, që ky lloj terrori i Kurtit nga populli serb nuk do të durohet. Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet. Ta dinë të gjithë se nuk jemi terroristë por pushtetarë për lirinë e popullit tonë. Edhe njëherë qartazi duke theksuar se kthimi im në veri të Kosovës më 24 shtator 2023, nuk kishte asnjë lloj lidhje me angazhimin tim të mëhershëm politik në kuadër të Listës Serbe po ashtu me këtë rast dua të njoftoj publikun se jap dorëheqje të parevokueshme nga vendi i nënkryetarit të Listës Serbe, jam i gatshëm që lidhur me këto ngjarje t’i përgjigjem autoriteteve të Republikës së Serbisë. Rroftë Serbia!

/a.d

Next Post
Gazetari: Tafani i shpëtoi burgimit të përjetshëm, ka pasur hakmarrje familjare

Gazetari: Tafani i shpëtoi burgimit të përjetshëm, ka pasur hakmarrje familjare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In