Partitë Popullore Europiane shprehen pro hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
PPE, partitë e djathta, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian dhe gjithë familjes evropiane që të hapë negociatat për Tiranën dhe Shkupin, ndërsa vendimi do të jepet në fund të javës që vjen.
“Të hapen negociatat për Tiranën dhe Shkupin. Joseph Daul, mbështet hapjen e negociatave. Politika e zgjerimit të BE, mjet për të sjellë paqe në kontinent”, thuhet ndër të tjera në letrën e PPE, drejtuar Komisionit Europian.
Franca, Holanda dhe Danimarka janë tre vendet skeptike, nga 28 vende anëtare, që nuk janë ende të vendosur për vendimin historik.
/a.r