• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e një shkrimtareje për protestat, dhuna dhe strategjia e Ramës: Ajo që ndodh në Shqipëri s’është siç ua thonë

by Java News
19/02/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

IL FOGLIO

*Nga Anilda Ibrahimi/

Duke njohur situatën në Shqipërinë moderne, u habita nga ajo që shkruajti media italiane për ngjarjet e 16 shkurtit. Dyshimet e mia lindin nga fakti se nuk kishte asnjë përpjekje për thellim, përkundrazi pati një thjeshtim të mëtejshëm të një interpretimi që vetë ishte shumë i thjeshtë. Me thënë të vërtetën, nuk duket aspak e vështirë të bësh një intepretim mbi një grup personash të orientuar politikisht, të cilët sulmojnë kryeministrinë me një ndjenjë barabare, të ngjashme me atë të kohëve të postkomunizmit të viteve ’90. Shija është ajo e një ”déjà-vu”-je, gati e një ”oopart”-i, një objekt jashtë kohe.

Shqipëria rritet me një ritëm të qëndrueshëm, rreth 3,9%, ka një presion fiskal shumë të ulët dhe një burokraci të themi jo të theksuar (mund të hapësh një aktivitet tregtar për 24 orë), ka një borxh publik që nuk kalon 65,5% të PBB-së dhe gjëja më interesante është që ky borxh nuk është sovran, sepse sovrane është monedha që mbahet e kontrolluar nga shteti. Duke parë këto të dhëna, një pyetje të vjen në mënyrë spontane: përse nxihet një vend me këtë ”boom” ekonomik dhe me këto të dhëna, që duken premtuese, të paktën nëse i krahasojmë me ato të Italisë?
Thelbi i çështjes është ky: në Shqipëri ka një qeveri të së majtës, por një e majtë që ka vënë në praktikë të gjitha recetat e sovranizmit dhe që kanë funksionuar. E kundërta e Italisë. Mbështetësit e sovranizmit në Itali, pra ndjekësit e Steve Bannon, nuk janë nga e majta. Atëherë, përse të mos ndjekim një rrugë që në Shqipëri po funksionon? Do të ishte një gjë e pamendueshme dhe e pamundur në kontekstin e politikës italiane, mbi të gjitha për diskriminimin ekzistent mes së djathtë dhe së majtës dhe për atë që historikisht përfaqësojnë. Për të majtën do të thoshte që të pranonte se ”të tjerët” mund të kishin të drejtë, për të djathtën do të thoshte që të pranonte se receta të caktuara mund të aplikohen edhe nga e majta. Dhe kjo do të përmbyste situatën, mbi të gjitha atë të organeve të informimit (që janë në krizë shitjeje) të mësuara të ”peshkojnë” gjithmonë dhe vetëm në ”pellgje” të përcaktuara politike.
Pragmatizmi i një burri shteti si Edi Rama – i cili shkoi përtej ideologjive, pavarësisht se ishte thellësisht i majtë, duke vënë në praktikë atë që është më e mira për vendin e tij me rezultate të shkëlqyera – është jo vetëm e pakuptueshme për shtypin italian, por madje edhe e rrezikshme. Dhe ja më në fund përgjigjja: a nuk është më mirë që më në fund të kthehet imazhi i një shteti pranë dështimit? Dje, opozita, domethënë grupimi demokrat, vendosi të japë dorëheqjen në bllok. Motivacioni? Vetëm fjalë të përgjithshme, “situata në të cilën po shkon vendi siç dëshmojnë edhe mediet ndërkombëtare, shkelja e të drejtave të njeriut si dhe emigracioni masiv”, shkurtimisht, asgjë konkrete. Faktet janë të tjera: qeveria aktuale e ka gjetur vendin në një gjendje katastrofale, ku sundonte korrupsioni dhe trafikimi i drogës dhe ku betonizimi kishte pushtuar të gjithë bregdetin shqiptar. Ishte një vend plot me probleme, por ishte e nevojshme që të kishte vullnetin e madh dhe vizionin e Edi Ramës për të bërë reforma jopopullore, veçanërisht atë të drejtësisë. Protesta e studentëve, disa javë më parë, pati një efekt të menjëhershëm: qeveria dëgjoi pakënaqësitë dhe menjëherë zëvendësoi disa ministra.
Duhet të shtojmë se anëtarësimi në BE nuk ka qenë përparësia e vetme e Edi Ramës. Si mund ta fajësosh? Kjo do të thoshte t’i përmbahej një modeli zhvillimi që nuk ishte i përshtatshëm për një vend që, duke dalë nga një diktaturë dhe një situatë ekonomike zero, kishte dhe ka ende nevojë (megjithëse situata është shumë e ndryshme) të veprojë ekonomikisht përtej kufizimeve dhe rregulloreve që janë më të përshtatshme për vendet e zhvilluara. Por, herët a vonë anëtarësimi do të ndodhë, kjo është e pashmangshme. Por, sot nuk ka një revoltë popullore të nisur nga poshtë, por një luftë mes dy partive kryesore në vend.
Ky është një vend i vështirë për t’u shpjeguar dhe kuptuar, me një të kaluar komplekse që ka lënë shenja të thella dhe që edhe mosmarrëveshjen më të vogël kërkon ta shprehë përmes dhunës së pajustifikuar./

*Anilda Ibrahimi është një shkrimtare shqiptare, libri i saj i fundit titullohet ”Emri yt është një premtim” (Einaudi 2017)

https://www.ilfoglio.it/esteri/2019/02/19/news/quel-che-accade-in-albania-non-e-come-ve-lo-raccontano-la-lettera-di-una-scrittrice-238561/

/a.meta

Next Post
Vajza e ish-deputetes feston 20-vjetorin e lindjes, provokon fansat në mesnatë

Vajza e ish-deputetes feston 20-vjetorin e lindjes, provokon fansat në mesnatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In